Hoxha nga Forumi i Delfit: Zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strategjike që forcon sigurinë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të Evropës.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strategjike që forcon sigurinë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të Evropës.

Në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, Hoxha mori pjesë në panelin e diskutimit “Nga ‘Fuqia e Butë’ te ‘Realiteti i Vështirë’: Ribalancimi i Madh Evropian”, ku u trajtuan realitetet e reja që po formësojnë kontinentin tonë.

Ministri Hoxha theksoi se teksa Evropa po përshtatet me një botë gjithnjë e më të paparashikueshme, po shfaqet nevoja për të ruajtur atë që përcakton Evropën, vlerat e saj, dhe hapjen ndaj botës, duke forcuar njëkohësisht kapacitetin për të mbrojtur interesat e saj në nivel global.

“Kjo nënkupton një Evropë më strategjike, më rezistente dhe më të aftë. Një Evropë që ndërthur veçantinë dhe vlerat e saj të padiskutueshme me aftësinë për t’i zbatuar dhe mbrojtur ato”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se “Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj: të jetë pjesë e Evropës, të përqafojë vlerat e saj dhe të kontribuojë si pjesë integrale e interesave të përbashkëta evropiane”.

“Ne mbetemi plotësisht të angazhuar që, sot dhe në të ardhmen, të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të kontribuar për një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më efikase”, deklaroi Hoxha.

Malaj: Inflacioni 2.7%, më i ulët se mesatarja e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria renditet ndër vendet me inflacionin më të ulët në Ballkanin Perëndimor.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Inflacioni 2.7%, më i ulët se mesatarja e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria renditet ndër vendet me inflacionin më të ulët në Ballkanin Perëndimor.