
“Sekretet” prapa sigurisë shoqërore në Kinë
Kohët e fundit, tema “siguria në Kinë” ka shkaktuar diskutime të nxehta në platformat e rrjeteve sociale ndërkombëtare. Në platforma si “TikTok”, “X”, “Instagram”, “YouTube” etj., shumë vlogerë dokumentuan përvojat e tyre personale në Kinë: një shëtitje të qetë vetëm natën vonë, pako të shumta të paprekura nga të tjerët ndonëse të pambikëqyrura, si edhe celularë ose çanta të rigjetura prapë të paprekura… Këto gjëra normale për kinezët në jetën e përditshme u cilësuan “të pabesueshme” nga vizitorët e huaj.

Kohët e fundit, tema “siguria në Kinë” ka shkaktuar diskutime të nxehta në platformat e rrjeteve sociale ndërkombëtare. Në platforma si “TikTok”, “X”, “Instagram”, “YouTube” etj., shumë vlogerë dokumentuan përvojat e tyre personale në Kinë: një shëtitje të qetë vetëm natën vonë, pako të shumta të paprekura nga të tjerët ndonëse të pambikëqyrura, si edhe celularë ose çanta të rigjetura prapë të paprekura… Këto gjëra normale për kinezët në jetën e përditshme u cilësuan “të pabesueshme” nga vizitorët e huaj. Shumë njerëz komentuan se “Kjo është a pamundur në vendin tim” ose pyetën “Si e kanë realizuar kinezët këtë?”.

Siguria në jetën e përditshme

Në Kinë, qoftë në tregjet e natës në qytetet e mëdha, apo në rrugicat e vjetra në qyteza, njerëzit mund të shëtitin pa asnjë shqetësim për sigurinë në orët e vona. Vlogerët nga vende të ndryshme mahniten, duke zbuluar se në mesnatë mund të ecin në parqe të largëta, ku mund të gjejnë lehtë automatë shitjeje dhe ngarkues të lëvizshëm të baterisë së celularit. Në Kinë ata mund të dalin kur të duan, dhe gjithashtu, qoftë pakot e lëna pa kujdes, bagazhet e vendosura përkohësisht në hollin e hoteleve, apo gjërat në dyqanet pa njerëz, mbeten të paprekura.


Për të hequr dyshimin nëse kjo është një gjë normale në Kinë, disa vlogerë vizitorë madje bënë “testim në terren”. Disa “humbën” enkas celularët në metronë plot njerëz në Shangai, disa lanë çanta në zonat turistike të qytetit Hangzhou e kështu me radhë. Por, çdo herë, celularët dhe çantat u kthyen të sigurt në duart e tyre. Çiklisti nga Maroku Karim Mosta ka udhëtuar me biçikletë 15 000 kilometra nëpër tre kontinente. Gjatë udhëtimit prej 5000 kilometrash në Kinë, nuk u shqetësua asnjëherë se do të vidhej, duke u shprehur se “Kina është vendi ku jam ndier më i sigurt (gjatë udhëtimit)”.
Tjetër dukuri që i ka prekur të huajt është mirësia e popullit kinez ndaj të panjohurve. Ka vlogerë që shëtitën vonë natën, të cilët u ftuan të pinin birra dhe të hanin shishqebaq në rrugë me kinezët, ose që pyetën për rrugën dhe banorët e pyetur vizatuan hartë me dorë për ta për t’i orientuar. Disa turistë të huaj u habitën teksa panë që, kur pronarët e dyqaneve ishin të zënë, klientët i ndihmuan me radhë duke u kujdesur për fëmijët e tyre.
Burimet e sigurisë: institucionet, kultura dhe qeverisja


“Siguria shoqërore në Kinë” nuk vjen nga askund, por ka bazë shëndoshë institucionale, kulturore dhe të efektivitetit qeverisës.
Nga ana institucionale, Kina ka ndërtuar sistemet më të mëdha të arsimit, sigurimeve shoqërore dhe mjekësore në botë, duke e bërë sigurinë një produkt publik gjithëpërfshirës. Sektori i sigurisë shoqërore në Kinë godet rreptë krimin, drejtimin e makinës në gjendje të dehur etj., dhe infrastruktura e zhvilluar, shërbimet e duhura publike dhe sistemi i parandalimit e i kontrollit të problemeve shoqërore formojnë së bashku një “rrjet mbrojtës” të fuqishëm. Sipas “Raportit të Sigurisë Globale 2025” të “Gallup”-it, Kina është një nga vendet më të sigurta në botë, renditja e së cilës për “treguesit e ligjit dhe rendit shoqëror” është shumë më e lartë se e vendeve të mëdha perëndimore. Në Kinë 98.2 % e banorëve të intervistuar ndihen të sigurt.
Nga një perspektivë kulturore, ndjenja kineze e sigurisë është e mbushur me ngrohtësi njerëzore. Në Kinë jo vetëm ligjet që kufizojnë sjelljet e njerëzve, por edhe kriteret morale dhe fryma shoqërore e mirëdashjes rregullojnë çdo pjesëtar të shoqërisë. Kjo atmosferë njerëzore është “fuqia e butë” për të ndërtuar një shoqëri të sigurt dhe një ndër arsyet që befason vizitorët e huaj, që janë mësuar të jetojnë në një shoqëri me mungesë besimi.


Nga ana e efektivitetit të qeverisjes, “siguria shoqërore në Kinë” pasqyron synimin e qeverisë kineze për t’i shërbyer popullit. Nën parimin “Të punojmë për popullin, të mbështetemi te populli dhe të vlerësohemi nga populli”, qeveria kineze forcon vazhdimisht kompetencën e saj për të trajtuar më shpejt ankesat e banorëve, duke mbajtur premtimet që ka dhënë. Është kjo aftësi zbatuese që ka fituar besimin e banorëve. Shumë vlogerë të huaj kanë vlerësuar se infrastruktura që funksionon gjithmonë, si ndriçimi i çdo rruge, dhe reagimi i shpejtë ndaj kërkesave në Kinë i bëjnë të ndihen më të sigurt. Në raportin “Barometri i Besimit ‘Edelman’ 2025”, i hartuar mbi bazën e intervistave me 33 000 veta në 28 vende të botës, përqindja e banorëve që kanë besim te qeveria në Kinë vazhdon të mbetet më e larta në botë dhe optimizmi i tyre për të ardhmen është gjithashtu në një nivel të lartë.
Një shoqëri me siguri, rend e mirësi është synimi i të gjithë njerëzimit. Me përhapjen gjithnjë e më të gjerë të videove përkatëse në rrjetet sociale, shumë përdorues interneti të huaj, përveç peizazheve të bukura, po zbulojnë edhe më shumë magjinë e Kinës.
Burimi CGTN



















