Mazniku: Bashkitë rol kyç për fondet e BE

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale ka vijuar me dëgjesën e radhës konsultuese publike në Gjirokastër


Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale ka vijuar me dëgjesën e radhës konsultuese publike në Gjirokastër, ku ndryshe nga tensionet e fundit politike, atmosfera ka qenë e qetë dhe bashkëpunuese, duke nënvizuar gjërat dhe problematikat në shërbime dhe funksione të bashkive.

Bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku, u ndal te perspektiva europiane e vendit, duke theksuar se, “në vitin 2027 ne synojmë të mbyllim negociatat me Bashkimin Europian”.

Më pas, vijoi ai, në 2028–2029, ekziston një mundësi reale që Shqipëria të bëhet anëtare e BE. “Në atë moment do të kemi mundësinë të tërheqim një sasi të konsiderueshme financimi përmes programeve të rëndësishme si ai i kohezionit dhe fondet strukturore. Por këto nuk janë para që vijnë vetë kërkojnë struktura vendore të afta, me kapacitete njerëzore dhe menaxheriale të certifikuara nga BE”, u shpreh Mazniku.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit politik, duke vlerësuar faktin që diskutimet po zhvillohen me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.

“Ia kemi dalë mbanë pas një serie diskutimesh që të jemi bashkërisht këtu me opozitën. Besoj shumë fort që një reformë e tillë mund dhe duhet të bëhet me bashkëpunim”, theksoi Mazniku.

Ndërkohë, njëri nga anëtarët e këshillit bashkiak vlerësoi klimën e dialogut duke thënë se “është hera e parë që nga vitet ’90 që e majta dhe e djathta mblidhen në një sallë, pa sherre dhe pa tensione, për të diskutuar për diçka që na prek të gjithëve”.

Burimi ATSH

Protestat kundër investimit në Zvërnec, Rama: Projekti do të vendoset nga ndikimi në mjedis

Kryeministri Edi Rama foli sot në lidhje me protestat kundër investimit të planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se vijimi ose…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Protestat kundër investimit në Zvërnec, Rama: Projekti do të vendoset nga ndikimi në mjedis

Kryeministri Edi Rama foli sot në lidhje me protestat kundër investimit të planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se vijimi ose…