“BE për Pyjet”, 16 milionë euro për përafrimin e sektorit pyjor me standardet e BE-së

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Shqipërisë, në partneritet me Agjencinë Italiane për Bashkëpunimin për Zhvillim (AICS) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), prezantuan “BE për Pyjet”, një program prej 16 milionë eurosh


Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Shqipërisë, në partneritet me Agjencinë Italiane për Bashkëpunimin për Zhvillim (AICS) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), prezantuan “BE për Pyjet”, një program prej 16 milionë eurosh për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë ndaj klimës në Shqipëri. “BE për Pyjet” do ta mbështesë gjithashtu Shqipërinë që të përmbushë standardet mjedisore dhe klimatike të BE-së, të cilat janë thelbësore për procesin e anëtarësimit në kuadër të Kapitullit 27.

Pyjet mbulojnë rreth 36 për qind të territorit të Shqipërisë dhe janë thelbësore për sigurinë e ujit, biodiversitetin, jetesën rurale, kontrollin e erozionit dhe rregullimin e klimës. Megjithatë, përdorimi i paqëndrueshëm i tokës, prerja e pemëve, zjarrvënia, shfrytëzimi i tepruar, mungesa e inspektimit dhe monitorimit, si dhe investimet e kufizuara kanë çuar në një rënie prej 32 për qind të vëllimit të pyjeve gjatë dy dekadave të fundit.

Projekti “BE për Pyjet”, i financuar nga BE-ja (12.7 milionë euro), me kontribute nga Italia (3 milionë euro) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (260 mijë euro), mbështet sektorin pyjor të Shqipërisë për të ecur drejt menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, institucioneve më të forta dhe planifikimit afatgjatë. Programi do të mbështesë ripyllëzimin, do të përmirësojë parandalimin e zjarreve, si dhe do të forcojë institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve. Fokusi kryesor do të jetë në nivel vendor. Bashkitë do të marrin mbështetje për të hartuar plane menaxhimi të pyjeve.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, tha se pyjet e Shqipërisë duhet të mbrohen për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe EU4Forests është një hap konkret në këtë drejtim.

“Sektori pyjor i Shqipërisë ka nevojë për një shtysë vendimtare për t’u përafruar me standardet e BE-së për mjedisin dhe klimën, si dhe për të kthyer pas efektet e shpyllëzimit, zjarreve dhe ndryshimeve klimatike. BE-ja është këtu për të ndihmuar Shqipërinë të arrijë këto standarde dhe të ruajë mushkëritë e gjelbra të vendit”, shtoi ai.

Duke folur gjatë prezantimit, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaroi se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme për të përafruar kuadrin ligjor me acquis të Bashkimit Evropian, përfshirë ligjin e ri për pyjet dhe forcimin e institucioneve përkatëse.

“Aktualisht po punojmë për krijimin e Shoqërisë Shtetërore të Pyjeve, si një instrument kyç për menaxhim profesional dhe të qëndrueshëm. Një nga përparësitë kryesore të qeverisë shqiptare është krijimi dhe funksionimi i fidanishteve shtetërore, të cilat do të garantojnë prodhimin e materialit mbjellës cilësor dhe të certifikuar”, vuri në dukje ai.

Drejtoresha në detyrë e AICS-së, Letizia Fischioni, riafirmoi angazhimin e Italisë për ta mbështetur Shqipërinë në sektorin pyjor, me vëmendje të veçantë te parandalimi i zjarreve dhe mbrojtja civile, si shtylla kryesore për qëndrueshmërinë mjedisore dhe menaxhimin e riskut”.

Ajo theksoi gjithashtu kontributin e Italisë, duke vënë në dukje se “ekspertiza e CREA-së dhe Fondacionit CIMA do t’i ofrojë vlerë të shtuar ndërhyrjes dhe do të ndihmojë për arritjen e rezultateve të prekshme në terren”.

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Randi Davis, theksoi qasjen e projektit të përqendruar te njerëzit: “BE për Pyjet” investon si në natyrë ashtu edhe në njerëz, duke ndërtuar qëndrueshmëri, duke krijuar mundësi, si dhe duke garantuar që pyjet t’u shërbejnë brezave që do të vijnë”.

Gjatë pesë viteve, projekti do të ofrojë mbështetje teknike dhe operacionale për përmirësimin e qeverisjes së pyjeve, përfshirë përafrimin me standardet e BE-së, forcimin e Sistemit të Informacionit Pyjor të Shqipërisë, si dhe ndërtimin e kapaciteteve kombëtare dhe vendore. Ai do të mbështesë gjithashtu hartimin e 10 planeve bashkiake për menaxhimin e pyjeve dhe një plani kombëtar për pyllëzimin dhe ripyllëzimin, së bashku me masa konkrete për restaurimin e ekosistemit dhe parandalimin e zjarreve në pyje. Projekti do të organizojë një skemë grantesh për bashkitë për të mbështetur masat në nivel vendor, për të rritur ndërgjegjësimin, si dhe për të nxitur ndryshimin e sjelljes në mënyrë që pyjet të mbrohen më mirë.

Zbatimi do të udhëhiqet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Pyjeve dhe institucionet publike përkatëse, me bashkitë, komunitetet vendore, aktorët e sektorit privat – veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të përpunimit të drurit – botën akademike dhe shoqërinë civile si partnerë kryesorë. Projekti promovon qasje pjesëmarrëse, partneritete publik-private dhe mjete novatore, përfshirë monitorimin e bazuar në sistemin GIS dhe vlerësimin e rrezikut të zjarreve të mbështetur nga inteligjenca artificiale.

“BE për Pyjet” kontribuon për angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Agjendës së Gjelbër të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Strategjisë së Pyjeve të BE-së për vitin 2030, si dhe kornizave të bashkëpunimit rajonal, duke mbështetur si mbrojtjen e mjedisit ashtu edhe zhvillimin ekonomik, ndërsa çon përpara integrimin e Shqipërisë në BE.

“BE për Pyjet” pasqyron angazhimin e fortë, të përbashkët dhe afatgjatë të Agjencisë Italiane për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe UNDP-së për të punuar së bashku në Shqipëri në sektorët e mjedisit, zonave të mbrojtura dhe reduktimit të rrezikut nga katastrofat.

Burimi ATSH

Rama pret ambasadorin Whitaker, diskutime për Samitin e NATO-s në Tiranë

Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret ambasadorin Whitaker, diskutime për Samitin e NATO-s në Tiranë

Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.