Shqipëria pret stërvitjen Steadfast Dart 27, 60 përfaqësues të NATO-s njihen me kapacitetet portuale

Porti i Durrësit ka mirëpritur një delegacion me 60 përfaqësues të NATO-s në kuadër të përgatitjeve për stërvitjen Steadfast Dart 27.


Porti i Durrësit ka mirëpritur një delegacion me 60 përfaqësues të NATO-s në kuadër të përgatitjeve për stërvitjen Steadfast Dart 27.

Gjatë këtij takimi zhvilluar në sallën e konferencave “Hysni Aruçi”, delegacioni u njoh mbi kapacitetet infrastrukturore dhe mbështetëse të vendit tonë, në raport me parapërgatitjet mbi stërvitjet e përbashkëta të forcave aleate.

Gjithashtu përfaqësuesit e NATO-s u njohën nga afër me kapacitetet portuale, logjistike dhe akomoduese, me fokus në Portin e Durrësit dhe Porto Romanos, në funksion të organizimit të stërvitjes ndërkombëtare STDT 27, ku Shqipëria është vend pritës së bashku me partnerët e rajonit.

Në këtë fazë janë parashikuar të marrin pjesë dhjetëra efektivë nga komandat operacionale dhe taktike të NATO-s, ndërsa lëvizja e mjeteve dhe personelit do të përditësohet në mënyrë dinamike.

Kjo vizitë përforcon bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional, duke konsoliduar rolin strategjik të porteve shqiptare në operacionet dhe stërvitjet e NATO-s, ku vendi ynë mbetet një partner i besueshëm dhe një nyjë kyçe në rajon për mbështetjen e operacioneve të forcave të aleancës.

Lexo më shumë nga

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…