Sadik Bejko, 80-vjetori i artë i shkrimtarit!

“Shtëpia Studio Kadare” dhe PEN Qendrat e Shqipërisë dhe Kosovës, organizuan një ceremoni mes miqsh dhe artistësh


Nga Dash Frashëri

“Shtëpia Studio Kadare”, në bashkëpunim me PEN Qendrat e Shqipërisë dhe Kosovës, organizoi mes miqsh dhe artistësh një takim dedikuar veprës letrare të shkrimtarit, studiuesit dhe poetit Sadik Bejko me rastin e 80-vjetorit të tij.

Në “Shtëpinë Studio Kadare”, e cila prej kohësh është kthyer në një muze nga Bashkia e Tiranës, poetë, studiues, akademikë, aktorë, artistë dhe familjarë të shkrimtarit Sadik Bejko kaluan disa orë të bukura të cilat do të mbeten gjatë në kujtesën e kohës.

Të ardhur posaçërisht nga Kosova, drejtues të PEN Qendrës së Kosovës, Ambasador Avni Spahiu, Prof. Dr. Sali Bashota, Prof. Dr. Ibrahim Berisha, dhe kryetari i PEN Kosovës, Binak Kelmendi, së bashku me PEN Qendrën e Shqipërisë i akorduan Sadik Bejkos: Titullin më të lartë të mirënjohjes për kontribute të çmuara në promovimin e letërsisë dhe kulturës shqiptare brenda dhe jashtë kufijve, ashtu edhe siç e theksoi shkrimtari Binak Kelmendi, Kryetar i PEN Kosovës, gjatë fjalës së tij ceremoniale.

Poeti laureat Rudolf Marku, njëkohësisht një prej miqve dhe bashkëkohësve të poetit Sadik Bejko, pati fjalën ekskluzive në këtë rast, duke sjellë në vëmendjen e të pranishmëve jo vetëm rëndësinë e krijmtarisë së poetit Sadik Bejko në letrat shqipe, por edhe çaste të cilat ishin emocionuese për të pranishmit, si një prej miqve dhe kolegëve më të afërt ndër vite.

Sali Bashota, poet dhe studiues, profesor universitar, në fjalën e tij për këtë takim, ju referua jo vetëm rëndësisë së veprës letrare të Sadik Bejkos, por solli detaje të punës së përbashkët ndër vite siç ishte dhe rasti i botimit të Antologjisë së poezisë shqipe e cila u botua në Prishtinë në vitin 2015.

Ky takim ka kuptim vetëm në Shtëpinë Studio Kadare- u shpreh Entela Kasi, kryetare e PEN në Shqipëri, për arsyen fare të thjeshtë të asaj kohe të vështirë kur profesor Bejko i ndëshkuar nga shteti diktatorial pas festivalit të 11, në vitin 79 u takua në mëngjes me Kadarenë, pikërisht në këtë shtëpi.

Sadik Bejko, përmes emocionesh falenderoi miqtë dhe solli në kujtesën e tyre për herë të parë detajet e atij takimi me Kadarenë, i cili do të mbetet në kujtesën e familjes Bejko jo vetëm si intelektuali dhe njeriu thellësisht humanist, por si një diplomat që pat mjeshtërinë për ti imponuar aparatit shtetëror të kohës, gjeninë e vet krijuese.

Kadare është një mbrojtës i identitetit kulturor të shqiptarëve, por për mua personalisht është njeriu që më çeli këtë derë të kësaj shtëpie në një kohë të rëndë kur shumë të tjerë u shmangeshin të dënuarëve si unë.

Aktori Timo Flloko, lexoi disa poezi nga vepra zgjedhur ” Kalorësit e Shiut”, botim mjaft dinjitoz i Shtëpisë prestigjioze “Onufri”.

Studiuesi Josif Papagjoni solli në vëmendjen e të pranishmëve një aspekt tjetër të karrierës së shkrimtarit Sadik Bejko, si profesor universiteti i lëndës

Histori e qytetërimeve, dhe po ashtu si studiuesi dhe hartues i veprës letrare të poetëve të dënuar” Vilson Blloshmi e Genc Leka”, të cilët i takojnë letrave shqipe falë punës titanike të profesor Bejkos. Z. Bujar Leskaj, Ish Ministër Kulture dhe aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, përveç të tjerash theksoi se Kuvendit të Sotëm i mungojnë figurat emblematike si prof Bejko apo Natasha Lako, të cilët ishin intelektualët dinjitozë të fillimeve të ndërtimit të shtetit demokratik pas ndryshimeve politike në vend.

Natasha Lako, një prej zërave më përfaqësues të poezisë e njëkohësisht përfaqësuese e një brezi artistësh, ndau çaste dhe kujtime të çmuara nga puna e tyre në art dhe politikë.

Po ashtu profesor Zyhdi Dervishi, u fokusua në elementë të veçantë të veprës së Sadik Bejkos.

Pandeli Koçi solli në kujtesën e miqve çaste nga botimi i librit “Rrënjët”, si dhe vuri theksin pikërisht tek rëndësia e botimit të tij.
Poeti Piro Loli, në fjalën e tij u shpreh se vepra e Sadik Bejkos është e përmasave të letërsisë shumë të mirë, duke e konsideruar autorin e saj si një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë moderne shqiptare.

Studiuesi Ymer Çiraku, profesor universitar dhe një prej kritikëve letrarë, bëri një përmbledhje të detajuar të rëndësisë së veprës letrare të Sadik Bejkos, në poezi, prozë, studime dhe ese, duke theksuar vendin që kjo vepër ka për letërsinë shqipe dhe jo vetëm.

Çerçiz Loloçi, gazetar, autor i veprave në prozë e njëkohësisht studiues, në fjalën e tij përmblodhi rëndësinë e këtij takimi, i cili nderon sa pjesëmarrësit po aq edhe shkrimtarin Sadik Bejko.

Ishte emocionues çasti, kur Arba Sevdari, vajza e Antoneta Sevdari-Bejko, mbesa e Sadik Bejkos, i dhuroi atij buqetën trëndafilave të kuq.

Nën tingujt e muzikës klasike dhe gotave të verës miqtë e profesor Bejkos kanë fiksuar çaste nga ato që do të mbeten gjatë në kujtesën e kohës!

Brisi Trajko, drejtore e Shtëpisë Studio Kadare falenderoi pjesëmarrësit në një aktivitet kaq të rëndësishëm.

Në drekën familjare mes miqsh dhe shkrimtarësh, ishte një surprizë e mrekullueshme pjesëmarrja e shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare, znj. Helena Kadare dhe botuesit të shtëpisë prestigjioze “Onufri”, z. Bujar Hudhri.

EURO 2024 – Reja për ”Corriere dello sport”: Itali, kujdes me Shqipërinë!

Italiani me origjinë sllovene, Edy Reja është njeri që ka parë shumë, nuk ka qenë vetëm ish-trajner i Shqipërisë, shkruan…

Global 360

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e parakalimit të ushtarëve të FSK-së dhe policisë së Kosovës për nder të 25-vjetorit të…

Diplovista

Hasani për median vendase: Rumania vend partner në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, intervistë për median rumune “CaleaEuropeană.ro”.

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria, emigrantët dhe BE

Ndërsa procesi i votimit në vendet e BE edhe pak i afrohet fundit, pak ditë më parë kryeministrja e Italisë,…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

EURO 2024 – Reja për ”Corriere dello sport”: Itali, kujdes me Shqipërinë!

Italiani me origjinë sllovene, Edy Reja është njeri që ka parë shumë, nuk ka qenë vetëm ish-trajner i Shqipërisë, shkruan…