Plani i Rritjes së BE, Hoxha: Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor për cilësinë dhe koherencën e reformave

Qeveria shqiptare e konsideron Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian dhe Agjendën Kombëtare të Reformave si mundësi reale për modernizimin e shtetit dhe vendit dhe përshpejtimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.


Qeveria shqiptare e konsideron Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian dhe Agjendën Kombëtare të Reformave si mundësi reale për modernizimin e shtetit dhe vendit dhe përshpejtimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.

Kështu deklaroi nga Kuvendi i Shqipërisë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një interpelance me fokus jetësimin e agjendës së reformave dhe përfitimet konkrete të Shqipërisë nga Plani i Rritjes.

Rezultatet e Shqipërisë në këtë drejtim, theksoi Hoxha, janë më të mirat në rajon dhe konkretisht, në vlerësimin e Komisionit Evropian, Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor për cilësinë dhe koherencën e Agjendës Kombëtare të Reformave; përqindjen e hapave të realizuar; dhe nivelin e fondeve të disbursuara.

Sipas Ministrit, ky është një tregues i seriozitetit institucional por edhe i kapacitetit për të menaxhuar instrumente komplekse evropiane.

“Rezultatet e Shqipërisë janë më të mirat në rajon. Ky nuk është vlerësimi ynë, është vlerësim i Komisionit Evropian. Dhe këto janë më të mirat në tre aspekte: në cilësinë dhe koherencën e Agjendës Kombëtare të Reformave; përqindjen ose numrin e masave të realizuara deri tani; dhe nivelin e fondeve, shumën e disbursuar që kemi marrë në kuadër të paketës financiare”, tha ai.

Ky, vijoi Hoxha, “është një tregues i seriozitetit institucional por edhe i kapacitetit që ka administrata publike shqiptare, institucionet shqiptare, për të menaxhuar instrumente komplekse evropiane”.

“Vetëm dy javë më parë, më 20 maj 2026, Komisioni Evropian vuri në dispozicion 49 milionë euro për Shqipërinë. Kjo është kërkesa e tretë për pagesë dhe është pjesë e vlerësimit pozitiv të Komisionit për hapat e reformave të zbatuara në fushat e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit”, tha Hoxha.

“Në total, deri më tani, Shqipëria ka realizuar 33 hapa, Mali i Zi 32, Maqedonia e Veriut 22. Pas këtij disbursimi të fundit që është bërë në maj, shuma totale e disbursuar në kuadër të këtij instrumenti, arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut. Po flas për vendet që janë të përfshira me të njëjtën filozofi, me të njëjtën paketë”, deklaroi Hoxha.

Për Shqipërinë, paketa e përgjithshme financiare arrin në 922 milionë euro për periudhën 2024–2027.

Burimi ATSH

Norma maksimale e interesit për kreditë e vogla konsumatore ulet në 51,37%

Banka e Shqipërisë ka vijuar lehtësimin e kostos së huamarrjes për kreditë e vogla konsumatore, duke ulur sërish normën efektive…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Norma maksimale e interesit për kreditë e vogla konsumatore ulet në 51,37%

Banka e Shqipërisë ka vijuar lehtësimin e kostos së huamarrjes për kreditë e vogla konsumatore, duke ulur sërish normën efektive…