MBZHR miraton ligjin për shëndetin e kafshëve, përafrim i legjislacionit me standardet e BE-së

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural miratoi ligjin për Shëndetin e Kafshëve, një akt i rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit evropian


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural miratoi ligjin për Shëndetin e Kafshëve, një akt i rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes (Growth Plan), që synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me Rregulloren (BE) 2016/429.

Ligji i ri synon forcimin e sistemit të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve te kafshët, garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik, si dhe përmirësimin e gjurmueshmërisë dhe lëvizjes së kafshëve.

Sipas MBZHR -së, përmes këtij harmonizimi Shqipëria afrohet më tej me tregun dhe standardet e Bashkimit Evropian, duke rritur besueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e sektorit blegtoral.

Ligji parashikon masa për forcimin e kontrollit dhe monitorimit të sëmundjeve të kafshëve, duke krijuar një sistem më efikas raportimi dhe reagimi ndaj rasteve të shpërthimeve, si dhe duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve që transmetohen nga kafshët te njerëzit.

Një tjetër element i rëndësishëm është rritja e sigurisë ushqimore përmes kontrollit më të mirë të zinxhirit të prodhimit, si dhe vendosja e standardeve më të larta për mirëqenien dhe trajtimin e kafshëve.

Gjithashtu thekson MBZHR -ja, ligji synon gjithashtu të përmirësojë sistemin e identifikimit dhe gjurmueshmërisë së kafshëve, duke garantuar më shumë transparencë në lëvizjen e tyre dhe duke lehtësuar kontrollin veterinar.

Ministria e Bujqësisë vlerëson se zbatimi i këtij ligji do të krijojë kushte më të favorshme për tregtinë dhe eksportet e produkteve blegtorale, duke rritur besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe duke afruar më tej sektorin shqiptar me kërkesat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Sias MBZHR-së, miratimi i Ligjit për Shëndetin e Kafshëve konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit veterinar në vend dhe fuqizimit të sektorit të blegtorisë, në funksion të sigurisë ushqimore, mbrojtjes së shëndetit publik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë rurale.

Burimi ATSH

Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një…