Bread& Heart, Rama: Për të dytin vit yje e talente të arkitekturës botërore dhe lokale në Tiranë

Edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar “Bread & Heart” u çel ditën e djeshme në Tiranë, një aktivitet që bën bashkë 600 arkitektë, urbanistë, zhvillues dhe profesionistë të njohur nga Europa, Azia, Amerika e Veriut dhe Amerika Latine.

Ky festival shërben si një platformë për shkëmbimin e eksperiencave, diskutimin e sfidave të zhvillimit urban dhe social, si dhe për formulimin e ideve dhe politikave në mbështetje të transformimit të mëtejshëm të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama theksoi rolin e arkitekturës si një instrument që shkon përtej ndërtimit të objekteve fizike, duke ndikuar mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe bashkëjetojnë dhe duke vënë në dukje rëndësinë e gjetjes së ekuilibrit mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës.

Kryeministri Rama ndau sot pamje nga ky aktivitet, duke e cilësuar si një “videokartolinë krenarie të Festivalit Ndërkombëtar Bread & Heart, që ka bashkuar në Tiranë për të dytin vit yje e talente të arkitekturës botërore dhe lokale, dhe dje mirëpriti mbi 600 profesionistë të huaj nga mbarë bota e disa qindra vendas”.

Festivali “Bread & Heart” mbledh në Tiranë arkitektë, urbanistë dhe zhvillues nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi sfidat e zhvillimit urban, arkitekturës moderne dhe transformimit të qyteteve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia