Kumbaro: 8 shkolla të reja në kryeqytet hapin dyert për vitin e ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro theksoi se “shkollat që do të hapin dyert janë “Edith Durham”, “Pjetër Budi”, “Ibrahim Hima”, “Kolë Jakova”, “Shyqyri Peza”, “Mersin Duqi”, Shkolla e Mesme e Bashkuar Kërrabë dhe shkolla 9-vjeçare në rrugën “Muharrem Çaushi”.

Në shtator, Tirana do të mirëpresë vitin e ri shkollor me 8 shkolla të reja, të ndërtuara sipas standardeve bashkëkohore.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro theksoi se “shkollat që do të hapin dyert janë “Edith Durham”, “Pjetër Budi”, “Ibrahim Hima”, “Kolë Jakova”, “Shyqyri Peza”, “Mersin Duqi”, Shkolla e Mesme e Bashkuar Kërrabë dhe shkolla 9-vjeçare në rrugën “Muharrem Çaushi”.

Kumbaro tha se falë mbështetjes dhe investimit të bashkisë Tiranë, mijëra nxënës do të mësojnë në ambiente moderne, të pajisura me infrastrukturë bashkëkohore që rrit cilësinë e mësimdhënies dhe mirëqenien e fëmijëve.

Ndërkohë që në të gjithë vendin janë 42 kantiere ndërtimi të hapura në shkolla, ku po punohet së bashku me bashkitë për rikonstruksionin dhe ndërtimin e objekteve të reja arsimore.

Një ndër prioritetet kryesore të bashkisë së Tiranës mbetet edhe nisma “Rrugët e shkollave”, e cila parashikon krijimin e 20 rrugëve të reja dhe të sigurta për lëvizjen e fëmijëve drejt institucioneve arsimore.

Ky projekt synon të rrisë sigurinë rrugore pranë shkollave dhe të sjellë përmirësime të ndjeshme në peizazhin urban dhe cilësinë e jetës në kryeqytet.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia