Homazhe për efektivin Enea Mekolli, Koçiu: Sakrifica e tij na bën të reflektojmë mbi përgjegjësinë ndaj ligjit dhe shoqërisë

Në homazhe mori pjesë edhe presidenti Bajram Begaj dhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, të cilët u shprehën ngushëllimet familjarëve.


Në qytetin e Pogradecit u zhvilluan sot homazhet për Enea Mekollin, efektivin 34-vjeçar të forcave “Shqiponja”, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një operacioni për arrestimin e një të shumëkërkuari në zonën e Lozhanit, në malin Boden, në Maliq.

Familjarë, miq, kolegë dhe të afërm morën pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhanë lamtumirën e fundit efektivit të policisë.

Në homazhe mori pjesë edhe presidenti Bajram Begaj dhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, të cilët u shprehën ngushëllimet familjarëve.

Koçiu e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të rëndë për familjen, kolegët dhe të gjithë institucionin e policisë.

Zv.ministrja shprehu ngushëllimet për familjarët, miqtë dhe kolegët e efektivit, ndërsa theksoi se çdo incident që ndodh gjatë ushtrimit të detyrës është një kujtesë e sakrificës që mbart profesioni i policit.

Po ashtu, ajo nënvizoi se ngjarje të tilla duhet të shërbejnë si moment reflektimi për të gjithë shoqërinë, jo vetëm për sakrificën e punonjësve të Policisë së Shtetit, por edhe për rëndësinë e sjelljes qytetare dhe respektimit të ligjit.

Sipas saj, përgjegjësia që mbartin efektivët e policisë shoqërohet edhe me një ngarkesë të madhe emocionale për familjarët dhe kolegët e tyre, veçanërisht në raste tragjike si ky.

“Në fakt, humbja e jetës së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli është një ngjarje shumë e rëndë, ashtu siç është i rëndë çdo incident që kryhet në funksion të ushtrimit të detyrës, e mbi të gjitha të një detyre kaq fisnike sa mbrojtja, garantimi dhe siguria e rendit publik. Ngushëllime të gjithë familjarëve, ngushëllime kolegëve të tij, ngushëllime trupës së punonjësve të Policisë së Shtetit. Është një nga ato ngjarje të cilat na bëjnë të reflektojmë thellë mbi sakrificën dhe mbi përgjegjësinë që ushtrimi i kësaj detyre mbart, duke përfshirë aty edhe të gjithë ngarkesën që familjarët, miqtë, kolegët kanë në momente të tilla për çdo punonjës edhe efektiv të Policisë së Shtetit”, u shpreh Koçiu.

“Ngushëllime të gjithëve, sepse në fakt në këtë ditë është një reflektim për të gjithë shoqërinë për të garantuar akoma më shumë përgjegjësi dhe për të reflektuar akoma më shumë kur vjen puna tek sjellja qytetare dhe patjetër pastaj edhe tek përgjegjësia përpara ligjit”, tha Koçiu.

Dëshmori i Atdheut, Enea Mekolli do të prehet në varrezat e vendlindjes, në fshatin Blacë.

Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Norma maksimale e interesit për kreditë e vogla konsumatore ulet në 51,37%

Banka e Shqipërisë ka vijuar lehtësimin e kostos së huamarrjes për kreditë e vogla konsumatore, duke ulur sërish normën efektive…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Norma maksimale e interesit për kreditë e vogla konsumatore ulet në 51,37%

Banka e Shqipërisë ka vijuar lehtësimin e kostos së huamarrjes për kreditë e vogla konsumatore, duke ulur sërish normën efektive…