Propozohen ndryshime ligjore “për bankat”, më shumë qartësi për paranë elektronike dhe pagesat

Banka e Shqipërisë ka hartuar ndryshime në ligjin “Për bankat”, që synojnë të sjellin një kuadër më të qartë dhe më të unifikuar rregullator për sektorin financiar, duke lehtësuar funksionimin e bankave dhe institucioneve të pagesave dhe duke rritur sigurinë dhe qartësinë për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e shërbimeve financiare dhe pagesave elektronike.


Banka e Shqipërisë ka hartuar ndryshime në ligjin “Për bankat”, që synojnë të sjellin një kuadër më të qartë dhe më të unifikuar rregullator për sektorin financiar, duke lehtësuar funksionimin e bankave dhe institucioneve të pagesave dhe duke rritur sigurinë dhe qartësinë për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e shërbimeve financiare dhe pagesave elektronike.

Sipas relacionit shoqërues të projektligjit i cili ka dalë për konsultim publik, ndërhyrjet synojnë përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me direktivat e Bashkimit Evropian, konkretisht Direktivën (BE) 2015/2366 për shërbimet e pagesave dhe Direktivën 2009/110/KE për institucionet e parasë elektronike.

Ndryshimet kryesore konsistojnë në shfuqizimin e përkufizimit të “institucionit të parasë elektronike” nga ligji aktual për bankat, si dhe në riformulimin e përkufizimit të “parasë elektronike”, duke iu referuar legjislacionit të posaçëm për shërbimet e pagesave.
Sipas projektligjit, rregullimi i institucioneve të parasë elektronike do të trajtohet tërësisht në ligjin “Për shërbimet e pagesave”, i cili përcakton kërkesat për licencim, ushtrimin e veprimtarisë dhe mbikëqyrjen e këtyre subjekteve.

Ndërkohë, termi “para elektronike” do të vijojë të përdoret në ligjin për bankat, pasi emetimi i saj mbetet një nga veprimtaritë që bankat mund të ushtrojnë, por pa përsëritur përkufizimin ligjor, i cili do të merret nga legjislacioni i posaçëm.

Banka e Shqipërisë argumenton se këto ndryshime rrisin qartësinë juridike, shmangin mbivendosjet dhe përmirësojnë koherencën e kuadrit ligjor në sektorin financiar, duke forcuar njëkohësisht harmonizimin me standardet evropiane.

Projektligji, i hartuar nga Banka e Shqipërisë, është pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe përmbushjes së piketave për Kapitullin 4 “Lëvizja e lirë e kapitalit”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…