Sejko: Siguria kibernetike, shtyllë kyçe për stabilitetin financiar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi rëndësinë në rritje të sigurisë kibernetike gjatë fjalës së mbajtur në samitin e Sigurisë Kibernetike Izrael–Shqipëri, duke e cilësuar atë një komponent kritik për stabilitetin financiar dhe sigurinë kombëtare.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi rëndësinë në rritje të sigurisë kibernetike gjatë fjalës së mbajtur në samitin e Sigurisë Kibernetike Izrael–Shqipëri, duke e cilësuar atë një komponent kritik për stabilitetin financiar dhe sigurinë kombëtare.

Sejko u shpreh se rreziku kibernetik është tashmë pjesë e realitetit të përditshëm, në një kohë kur tensionet gjeopolitike dhe zhvillimet teknologjike kanë zgjeruar hapësirën e ekspozimit ndaj sulmeve. Sipas tij, transformimi digjital dhe përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale në sektorin financiar e bëjnë edhe më të domosdoshëm forcimin e mekanizmave mbrojtës.

Guvernatori nënvizoi se ndërprerjet në funksionimin e sistemeve financiare apo rrjedhjet e të dhënave dëmtojnë besimin publik dhe reputacionin e institucioneve, duke kërkuar një qasje të re mbikëqyrëse që i jep prioritet rrezikut kibernetik, krahas atyre tradicionalë.

Në këtë kuadër, ai bëri të ditur se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë masash konkrete, përfshirë rritjen e kapaciteteve mbikëqyrëse, bashkëpunimin me institucionet përkatëse dhe zbatimin e standardeve më të mira ndërkombëtare për vlerësimin e rrezikut kibernetik.

Një nga instrumentet kryesore është metodologjia e vlerësimit të maturisë së sigurisë kibernetike, e ndërtuar me asistencën e Thesarit Amerikan, e cila përfshin 93 kontrolle në aspektet organizative, njerëzore dhe teknologjike. Raundi i parë i vlerësimit për sistemin bankar ka përfunduar, ndërsa aktualisht po vijon një vlerësim i dytë horizontal.

Gjithashtu, Sejko theksoi se po punohet për përafrimin e kuadrit rregullator me atë të Bashkimit Evropian, në veçanti me rregulloren për qëndrueshmërinë operacionale digjitale (DORA), e cila ka hyrë në fuqi në janar 2025, në funksion të objektivit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.

Në përfundim, Guvernatori nënvizoi se Banka e Shqipërisë ka investuar në mënyrë të vazhdueshme në ndërtimin e një infrastrukture të sigurt teknologjike dhe në rritjen e ndërgjegjësimit të stafit, duke garantuar reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo incidenti kibernetik.

Burimi ATSH

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…