Shehu: Ekonomia u rrit me 3,8% në 2025-ën, rënie e kredive me probleme

Ekonomia shqiptare vijoi trendin pozitiv të rritjes gjatë vitit 2025, ndërsa sektori bankar u paraqit i qëndrueshëm, me nivele të larta kapitalizimi dhe me rënie të mëtejshme të kredive me probleme.


Ekonomia shqiptare vijoi trendin pozitiv të rritjes gjatë vitit 2025, ndërsa sektori bankar u paraqit i qëndrueshëm, me nivele të larta kapitalizimi dhe me rënie të mëtejshme të kredive me probleme.

Kështu u shpreh Klodion Shehu, drejtor i departamentit të Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, gjatë prezantimit të Raportit të Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë 2025.

Sipas Shehut, në tërësi ekonomia shqiptare ruajti ritmet pozitive të zhvillimit, e mbështetur nga investimet private dhe konsumi.

“Në fund të vitit 2025 ekonomia u rrit me 3,8%, ku kontributin kryesor e dhanë rritja e investimeve në sektorin privat dhe konsumi”, deklaroi ai.

Shehu theksoi se tregu i punës ka vijuar përmirësimin, me rënie të papunësisë, rritje të punësimit dhe rritje të pagave. Ai bëri të ditur se niveli i borxhit publik ka rënë në 53% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke reflektuar përmirësimin e treguesve fiskalë.

Sa i përket sektorit privat, Shehu tha se bizneset kanë pasur një ecuri pozitive të aktivitetit ekonomik dhe kanë operuar me fitim.

“Sipas vrojtimeve të Bankës së Shqipërisë, bizneset kanë operuar me fitim dhe kjo tregon se gjendja e tyre është e mirë për të përballuar detyrimet e mundshme financiare”, u shpreh ai.

Gjithashtu, depozitat e individëve mbeten në nivele të kënaqshme dhe krijojnë likuiditet të mjaftueshëm për financimin e ekonomisë dhe të bizneseve. Ndërsa kërkesa për kredi në gjashtëmujorin e ardhshëm pritet të mbetet e qëndrueshme dhe tregjet financiare reflektojnë ecur sipas pritshmërive.

Në lidhje me sektorin bankar, ai tha se gjendja paraqitet pozitive dhe aktiviteti është zgjeruar me 9,4% në terma vjetorë, i mbështetur nga rritja e kapitalit dhe e depozitave.

“Kredia u rrit me 13,5%, ndërsa depozitat shënuan rritje me 9,1%, si në lekë ashtu edhe në valutë”, deklaroi Shehu.

Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 3,8% në fund të vitit 2025, niveli më i ulët historik i regjistruar ndonjëherë.

Ai shtoi se treguesit e likuiditetit mbeten në nivele optimale, ndërsa rreziqet e tregut dhe ekspozimi ndaj kursit të këmbimit janë në nivele të kontrolluara dhe larg kufijve maksimalë të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.

Eksperti i BSH-së tërhoqi vëmendjen edhe mbi sfidat që lidhen me sigurinë kibernetike.

“Sulmet kibernetike mbeten një rrezik i pranishëm për bankat, megjithatë gjithçka është nën kontroll”, tha ai.

Në përfundim, Shehu theksoi se sektori bankar ka operuar me fitim, ndërsa raporti i kapitalit të sektorit bankar qëndron në nivelin 20,4%.

“Sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe i aftë për të përballuar goditje të mundshme”, përfundoi ai.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…