
Category: Marrëveshje
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, Gilberto Pichetto Fratin. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë, si dhe në projektet strategjike që pritet të thellojnë partneritetin mes dy vendeve.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe homologu i tij italian Guido Crosetto firmosën sot në Romë marrëveshjen mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Republikës Italiane për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në Tiranë zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë, Cristina Gherasimov
Shkolla e Aviacionit do të rikthehet në Vlorë. Kjo falë bashkëpunimit të kompanisë shtetërore KAYO dhe kompanisë prestigjoze izraelite Elbit Systems Ltd.
Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.
Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare për Investime dhe Zhvillim (AIDA) Laura Saro, dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja në Maqedonisë së Veriut, Refik Xhemaili nënshkruan të enjten në Tiranë, Memorandumin e Mirëkuptimit për nxitje të bashkëpunimit tregtar dhe investimeve mes dy vendeve.
Gjatë vitit 2024, Shqipëria u vizitua nga mbi 71 mijë vizitorë austriakë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në një vizitë zyrtare në Tiranë, ministrin e Shëndetësisë të Italisë, Orazio Schillaci.
Përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë sigurojnë një sërë përfitimesh
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.









