Mattarella dhe mbreti Felipe VI konfirmojnë ardhjen në Tiranë për Kongresin Botëror të Ligjit

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri konfirmon rolin e tij si një partner i besueshëm dhe i respektuar në dialogun juridik ndërkombëtar.


Sistemi i drejtësisë në Shqipëri konfirmon rolin e tij si një partner i besueshëm dhe i respektuar në dialogun juridik ndërkombëtar.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, së bashku me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Romë, ku janë pritur në Palazzo del Quirinale nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Aktiviteti, në të cilën mori pjesë një delegacion i përbërë nga anëtarë të bordeve drejtuese të World Jurist Association dhe World Law Foundation, u përqendrua te zhvillimi i edicionit të radhës së World Law Congress Albania 2027, i cili do të mbledhë në Tiranë në muajin maj personalitetet më të shquara të drejtësisë globale.

Gjatë takimit u konfirmua zyrtarisht se presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, do të marrë pjesë si i ftuar nderi në këtë ngjarje të rëndësishme, së bashku me Madhërinë e Tij, mbretin Felipe VI të Spanjës, si dhe autoritete të larta të institucioneve dhe drejtësisë ndërkombëtare.

Përzgjedhja e Shqipërisë për të organizuar një ngjarje kaq prestigjioze përfaqëson jo vetëm një nder të veçantë për vendin, por edhe një dëshmi të qartë se puna, standardet dhe funksionimi i institucioneve të larta të drejtësisë dhe gjyqësorit, po vlerësohen gjithnjë e më shumë nga partnerët ndërkombëtarë.

Ky besim nuk është vetëm një vlerësim për organizimin e një aktiviteti ndërkombëtar. Ai është gjithashtu një tregues i rëndësishëm i mënyrës se si institucionet shqiptare të drejtësisë perceptohen në marrëdhëniet me komunitetin juridik ndërkombëtar: si institucione me të cilat mund të ndërtohet dialog, bashkëpunim dhe partneritet në nivel të lartë.

Gjykata e Lartë, si bashkorganizatore e WLC 2027, mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, duke garantuar se Shqipëria do të jetë në lartësinë e pritshmërive për të pritur liderët e botës së drejtësisë në vitin 2027.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.