Shqipëri-Itali, miratohet marrëveshja ndryshuese për njohjen e lejeve të drejtimit
Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen ndryshuese nr. 2 me shkëmbim notash të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, me qëllim konvertimi.

Vendimi është miratuar me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Marrëveshja ndryshuese nr. 2 lidhet me marrëveshjen e miratuar më herët me vendimin nr. 209 të Këshillit të Ministrave dhe synon përditësimin e kuadrit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit dhe procedurat e konvertimit të tyre.
Sipas vendimit të qeverisë, marrëveshja ndryshuese miratohet në parim sipas tekstit që i bashkëlidhet vendimit.
Vendimi i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi menjëherë.
Burimi ATSH