Transformimi i shërbimit onkologjik, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano (Istituto Nazionale dei Tumori – INT) nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në transformimin e shërbimit onkologjik shqiptar.


Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano (Istituto Nazionale dei Tumori – INT) nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në transformimin e shërbimit onkologjik shqiptar. Ky partneritet me një nga qendrat më të njohura europiane të ekselencës në fushën e onkologjisë synon forcimin e kapaciteteve klinike, shkencore dhe organizative, si dhe afrimin e praktikave të kujdesit për pacientët shqiptarë me standardet më të avancuara europiane.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në ndërtimin e një sistemi shëndetësor modern, europian dhe të orientuar drejt pacientit.

“Përmes këtij bashkëpunimi do të fuqizojmë kapacitetet profesionale, do të standardizojmë protokollet sipas praktikave më të mira europiane dhe do të integrojmë teknologjitë më të avancuara, nga inteligjenca artificiale dhe diagnostika digjitale, te telemjekësia dhe sistemet moderne të vendimmarrjes klinike”, tha ajo.

Ministrja Sala theksoi se marrëveshja vendos themelet e një partneriteti strategjik dhe afatgjatë ndërmjet QSUT dhe Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano, i cili do të mbështesë ngritjen e Qendrës së Studimeve Klinike (Clinical Trial Center) pranë QSUT, duke i dhënë Shqipërisë mundësinë të bëhet pjesë aktive e kërkimit shkencor ndërkombëtar dhe duke u ofruar pacientëve shqiptarë akses më të hershëm në terapitë inovative.

Marrëveshja parashikon gjithashtu standardizimin e protokolleve diagnostiko-terapeutike dhe harmonizimin e praktikave klinike sipas standardeve më të mira europiane, zhvillimin e diagnostikës molekulare, si dhe integrimin e teknologjive të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, diagnostikën digjitale, telepatologjinë dhe telekonsultën, me synim rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe aksesit në shërbimet onkologjike.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme e marrëveshjes është mbështetja për krijimin e Rrjetit Kombëtar Onkologjik Shqiptar, me QSUNT si qendër kombëtare referimi (hub), duke garantuar standarde të unifikuara të kujdesit dhe akses të barabartë në shërbimet onkologjike për pacientët në të gjithë vendin.

Bashkëpunimi do të shërbejë gjithashtu për transferimin e ekspertizës në fushën e Health Technology Assessment (HTA), Value-Based Medicine dhe menaxhimit shëndetësor, duke forcuar kapacitetet kombëtare për vlerësimin e teknologjive shëndetësore, analizat kosto-përfitim dhe hartimin e politikave të bazuara në evidencë.

Në përmbyllje të mesazhit të saj, ministrja Sala falenderoi partnerët në Milano dhe theksoi se ky partneritet pasqyron vizionin e reformave që po ndërmerren për modernizimin e sistemit shëndetësor shqiptar.

“Ky është vizioni ynë për shëndetësinë: më shumë investim në dije, më shumë inovacion, më shumë cilësi dhe më shumë mundësi për pacientët shqiptarë. Reformat që po ndërmarrim nuk synojnë vetëm të përmirësojnë shërbimet, por ta afrojnë Shqipërinë me sistemet më të avancuara shëndetësore të Europës”, u shpreh ministrja Sala.

Marrë nga ATSH

Transformimi i shërbimit onkologjik, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano (Istituto Nazionale dei Tumori – INT) nënshkruan Marrëveshjen…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nina Muho, il soprano che porta l’Albania nel cuore della lirica italiana: «La Scala è il mio sogno»

Dietro di lei non c’è una semplice scenografia, ma la prima pagina dello spartito de La Traviata. È da lì…