Shqipëria dhe Vietnami nënshkruajnë memorandum për mobilitetin e fuqisë punëtore

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe zëvendësministri i Brendshëm i Republikës Socialiste të Vietnamit, Vũ Chiến Thắng, nënshkruan në Vietnam, Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e punësimit


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe zëvendësministri i Brendshëm i Republikës Socialiste të Vietnamit, Vũ Chiến Thắng, nënshkruan në Vietnam, Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e punësimit, duke krijuar një kuadër të qëndrueshëm institucional për rekrutimin dhe punësimin e qytetarëve vietnamezë në Republikën e Shqipërisë.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse të të dy vendeve.

Memorandumi vendos bazat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në procesin e identifikimit të nevojave të tregut të punës, përzgjedhjes, përgatitjes, rekrutimit dhe punësimit të punonjësve vietnamezë, duke garantuar respektimin e legjislacionit të të dy shteteve dhe standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se ekonomia shqiptare vijon të shënojë rritje të qëndrueshme, e mbështetur nga zhvillimi i turizmit, investimet private dhe zgjerimi i aktivitetit ekonomik në sektorë strategjikë.

“Shqipëria po përjeton një fazë të rëndësishme zhvillimi ekonomik, e cila ka rritur ndjeshëm kërkesën për fuqi punëtore në sektorë kyç të ekonomisë. Memorandumi që nënshkruam sot me Vietnamin është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kanaleve të rregullta, të sigurta dhe transparente për plotësimin e këtyre nevojave, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve dhe interesin e biznesit shqiptar”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Në zbatim të Memorandumit do të hartohet një plan i përbashkët veprimi, i cili do të përcaktojë mekanizmat e bashkëpunimit ndërinstitucional, procedurat e rekrutimit, standardet e trajnimit dhe monitorimin e zbatimit të marrëveshjes.

Gjithashtu, u diskutua organizimi i një Forumi Ekonomik dhe të Punësimit Shqipëri-Vietnam, i cili do të krijojë një platformë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe biznesit të të dy vendeve, me synim lehtësimin e kontakteve direkte ndërmjet punëdhënësve shqiptarë dhe partnerëve vietnamezë.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Vietnamit, duke kontribuar në adresimin e nevojave të tregut të punës, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Burimi ATSH

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…