Forcimi i sistemit të inspektimit të punës, Inspektorati i Punës bashkëpunim me Austrinë

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mirëpriti një delegacion të lartë nga Austria, në kuadër të një vizite treditore që synon shkëmbimin e eksperiencave dhe mbështetjen teknike për forcimin e sistemit të inspektimit të punës në Shqipëri.


Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mirëpriti një delegacion të lartë nga Austria, në kuadër të një vizite treditore që synon shkëmbimin e eksperiencave dhe mbështetjen teknike për forcimin e sistemit të inspektimit të punës në Shqipëri.

Delegacioni austriak, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë Federale për Punën, Çështjet Sociale, Shëndetin dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Inspektoratit të Punës dhe Ndërtimit, si dhe Policisë Financiare të Austrisë, u fokusua në temat kyçe të zbatimit dhe transpozimit të direktivave europiane për sigurinë dhe shëndetin në punë, strategjinë kombëtare për periudhën 2025-2030, përdorimin e teknologjisë dhe sistemit MIRA për planifikimin e inspektimeve bazuar në rrezikun, si dhe masat për luftën kundër ekonomisë informale.

Palët diskutuan praktikat më të mira dhe sfidat aktuale, ndërkohë që u organizuan inspektime të përbashkëta në terren në sektorin e ndërtimit, në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes për forcimin e sistemit të inspektimit të punës në Shqipëri.

Këto inspektime shërbyen si një mundësi për të vlerësuar në terren praktikat ekzistuese, për të ndarë përvoja profesionale dhe për të dhënë rekomandime konkrete që synojnë përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit në punë në Shqipëri.

Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të standardeve inspektuese në vend dhe afrimit me praktikat më të mira europiane, duke kontribuar në përmirësimin e klimës në punë dhe forcimin e institucioneve në përputhje me kërkesat dhe standardet e Bashkimit Europian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Investimet në infrastrukturë, Rama: Elbasani është në pozicion gjeografik strategjik

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli në vëmendje disa prej investimeve strategjike në qarkun e Elabsanit, duke…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Investimet në infrastrukturë, Rama: Elbasani është në pozicion gjeografik strategjik

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli në vëmendje disa prej investimeve strategjike në qarkun e Elabsanit, duke…