Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s miraton tre vendime për Shqipërinë

Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore (KTB) të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti progresin e arritur në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër prej pasurive më të çmuara në Listën e Trashëgimisë Botërore si Parku Kombëtar i Butrintit, qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës dhe rajoni i Liqenit të Ohrit.


Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore (KTB) të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti progresin e arritur në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër prej pasurive më të çmuara në Listën e Trashëgimisë Botërore si Parku Kombëtar i Butrintit, qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës dhe rajoni i Liqenit të Ohrit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se në këtë sesion të KTB, ka lajme të rëndësishme nga UNESCO për trashëgiminë kulturore dhe natyrore shqiptare.

Sipas Gonxhes, komiteti miratoi tre projektvendime që konfirmojnë angazhimin dhe përparimin e Shqipërisë në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre pasurive.

Ministri i MEKI-t tha se në këtë raport, komiteti vlerësoi në veçanti Butrintin, për përmirësimet në kuadrin e menaxhimit dhe planeve strategjike, për investimet në infrastrukturë dhe monitorimin e territorit dhe për projektet kërkimore e restauruese që po zbatohen në bashkëpunim me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë.

Gonxhja nënvizoi se në raport u vlerësua edhe puna e bërë për Beratin dhe Gjirokastrën, për ruajtjen e integritetit historik dhe arkitektonik, përfshirjen e komuniteteve dhe përpjekjet për të balancuar turizmin me mbrojtjen kulturore.

“Gjithashtu, edhe për rajonin e Liqenit të Ohrit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkufitar me Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e një pasurie që është njëkohësisht natyrore dhe kulturore dhe ku progresi i shënuar vitet e fundit në planifikim dhe administrim u vlerësua gjerësisht”, tha Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Ministri Gonxhja tha se MEKI dhe MTM paraqitën qëndrimin e qeverisë shqiptare lidhur me menaxhimin e përbashkët të Liqenit të Ohrit me partnerët institucionalë të Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) paraqitën një qëndrim të përbashkët për Rajonin e Liqenit të Ohrit, duke theksuar përkushtimin për menaxhim të integruar, forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe avancimin e bashkëpunimit me partnerët institucional të Maqedonisë së Veriut”, tha Gonxhja.

Gonxhja theksoi edhe kompleksitetin e menaxhimit dhe ruajtjes së kësaj pasurie botërore të UNESCO-s, që ka natyrë ndërkufitare.

“Që në momentin e përfshirjes së pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 2019, ICOMOS propozoi njëkohësisht përfshirjen e të gjithë pasurisë në listën e “rrezikut”. Ky qëndrim kërkonte të theksonte sfidat e trashëguara që nga shpallja si Pasuri Botërore e pjesës maqedonase, si dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme, veçanërisht në aspektet mjedisore. Natyra ndërkufitare e kësaj Pasurie Botërore përbënte gjithashtu një sfidë komplekse që në momentin e shpalljes dhe ka kërkuar bashkëpunim e bashkërendim të ngushtë ndërmjet aktorëve në të dyja anët e kufirit”, vijoi ai, duke shtuar se në këto vite pune intensive, falë një përkushtimi të koordinuar, janë shënuar arritje të rëndësishme në administrimin, planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të gjithë zonës rreth Liqenit të Ohrit.

“Veçanërisht aspektet kulturore kanë njohur një rivlerësim dhe ruajtje shumë më efikase, duke sjellë vlera të shtuara për Pasurinë Botërore”, pohoi ministri.

Gonxhja u shpreh se të tre vendimet e miratuara nga KTB janë një konfirmim domethënës i asaj që tashmë është e qartë, një punë e madhe përpara me shumë sfida të reja për t’u përballur me përkushtim dhe vizion.

“Dinamika e zhvillimeve ekonomike dhe shoqërore, veçanërisht rritja e turizmit kulturor, kërkon angazhim maksimal dhe profesionalizëm të palëkundur nga të gjitha institucionet, jo vetëm nga MEKI, por edhe nga autoritetet vendore, institucionet kërkimore dhe të gjithë partnerët publikë e privatë të trashëgimisë kulturore, si në aspektin material ashtu edhe atë jomaterial”, shtoi Gonxhja.

Sipas Gonxhes, “vendimet e miratuara janë gjithashtu një mesazh inkurajimi dhe një mirënjohje publike për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë në këtë mision të përbashkët”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj: Bujqësia sektor prioritar, subvencione direkte fermerëve dhe rimbursim të TVSH-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se në muajin shtator do të nisë projekti IPARD 3 ku janë edhe…

Global 360

Osmani pret të ngarkuarën me punë të ShBA: Kosova e përkushtuar për paqe dhe siguri ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj: Bujqësia sektor prioritar, subvencione direkte fermerëve dhe rimbursim të TVSH-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se në muajin shtator do të nisë projekti IPARD 3 ku janë edhe…