Salla pret ambasadorin italian, rritje e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti në një takim ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Marco Alberti.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti në një takim ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Marco Alberti.

Gjatë takimit u theksua rëndësia strategjike e partneritetit mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorët e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore.

Salla shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian në projekte të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm rural, forcimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Palët ndanë vizionin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të vizionit “Bujqësia 2030”, me fokus në inovacionin agroushqimor, digjitalizimin e sektorit, përfshirjen e të rinjve dhe forcimin e standardeve të sigurisë ushqimore në përputhje me acquis communautaire të BE-së.

Në mënyrë të veçantë, u diskutua mbi ecurinë e projekteve aktuale të financuara nga pala italiane në Shqipëri, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e “Ekonomisë Blu”, si një qasje e re për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave bregdetare dhe komuniteteve që varen nga detaria dhe akuakultura.

Salla dhe ambasadori Alberti vlerësuan gjithashtu pjesëmarrjen në rritje të aktorëve shqiptarë në panaire ndërkombëtare prestigjioze si “Macfrut”, si një tregues i qartë i rritjes së kapaciteteve të sektorit bujqësor shqiptar për të qenë konkurrues në tregun europian.

Po ashtu, u nënvizua interesi në rritje i kompanive italiane për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në segmentet e zinxhirit të prodhimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore dhe agroushqimore “Made in Albania”, çka përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit dhe rritjen e eksporteve.

Ministri Salla dhe ambasadori Alberti riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në fushën e bujqësisë, përmes dialogut të vazhdueshëm institucional, shkëmbimit të eksperiencave dhe zbatimit të projekteve konkrete me impakt të drejtpërdrejtë për fermerët dhe komunitetet rurale.

Burimi ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…