Pavlefshmëri e zgjedhjeve në Elbasan, Tiranë, Fier, Durrës, KAS rrëzon kërkesat e PD

KAS rrëzoi këto kërkesa me argumentin e mungesës së provave dhe si të pambështetura në ligj.


Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi sot kërkesat e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në qarqet Elbasan, Fier, Tiranë dhe Durrës.

KAS rrëzoi këto kërkesa me argumentin e mungesës së provave dhe si të pambështetura në ligj.

KAS la po ashtu në fuqi vendimet e Komisionerit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve të votimeve të zonave zgjedhore respektive.

KAS me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës ankimore të depozituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, për kundërshtimin e vendimit të KSHZ “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të votimit në zonën zgjedhore qarku Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”, si edhe ndryshimin e vendimit të Komisionerit dhe pasqyrimin e rezultateve të rinumërimit dhe rivlerësimit të votave për këtë zonë zgjedhore gjatë procesit ankimor.

Gjithashtu, vendosi ndryshimin e vendimit të KSHZ “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të votimit në zonën zgjedhore qarku Tiranë, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”, sipas rezultateve të dala nga rinumërimi dhe rivleresimi i votave të kryer gjatë procesit ankimor për këtë qark.

KAS pranoi pjesërisht kërkesën ankimore të depozituar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për kundërshtimin e vendimit të KSHZ “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të votimit në zonën zgjedhore qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025” dhe vendosi reflektimin e rezultateve të rinumërimit dhe rivlerësimit të votave të kryer gjatë procesit ankimor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Hapet thirrja për Programin Kombëtar të Financimit të Doktoraturave 2026, afati deri më 31 tetor

Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) kanë hapur sot thirrjen për Programin Kombëtar të…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Hapet thirrja për Programin Kombëtar të Financimit të Doktoraturave 2026, afati deri më 31 tetor

Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) kanë hapur sot thirrjen për Programin Kombëtar të…