Begaj-Camaj: Ritje e bashkëpunimit ekonomik me Malin e Zi

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj


Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet në shtetin fqinj me fokus rolin e faktorit politik të shqiptarëve dhe situatën e tyre.

Presidenti Begaj vlerësoi përpjekjet që kanë ndërmarrë liderët shqiptarë në Mal të Zi në dobi të shqiptarëve autoktonë në Malin e Zi.

Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve në dobi të qytetarëve, me theks të veçantë në projektet ndërlidhëse të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, forcimin politik e ekonomik të shqiptarëve që jetojnë në Malin e Zi.

Presidenti Begaj i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve, gjë që u dëshmua edhe gjatë vizitës zyrtare që Presidenti i Republikës zhvilloi muajin e kaluar në Malin e Zi, i ftuar nga homologu i tij, Jakov Milatović.

Kreu i Shtetit u ndal gjatë takimit me Camaj në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve, si dhe forcimin e lidhjeve ndërajonale dhe Euroatlantike që sjellin zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Evropa nuk është destinacion, por shtëpi, nuk kemi plan tjetër

Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është çështje e një grupi personash apo institucionesh, por një proces ku duhet të kontribuojë…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Evropa nuk është destinacion, por shtëpi, nuk kemi plan tjetër

Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është çështje e një grupi personash apo institucionesh, por një proces ku duhet të kontribuojë…