Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mëtejshme mes dy palëve.


Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian Marco Alberti, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mëtejshme mes dy palëve.

Delegacioni zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, ku u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit, mbështetjen e projekteve të reja dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua promovimit të Pogradecit në tregun italian, me synim rritjen e numrit të turistëve italianë dhe forcimin e shkëmbimeve turistike, kulturore dhe ekonomike.

Në vijim, delegacioni vizitoi Qendrën Multifunksionale Rinore dhe Teatrin e Kukullave të Pogradecit, të restauruara dhe pajisura me financim nga programi IADSA, duke parë nga afër rezultatet konkrete të bashkëpunimit të deritanishëm.

Delegacioni vizitoi gjithashtu Info Point-in Turistik të Pogradecit, të realizuar me financim italian në kuadër të projektit “Liqenet e Shqipërisë”, një hapësirë e rëndësishme për informimin e vizitorëve dhe promovimin e potencialeve turistike të Pogradecit dhe zonës përreth.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen e projekteve të tjera në Pogradec, ndërsa në kuadër të forcimit të lidhjeve mes Italisë dhe qytetit u trajtua edhe mundësia e hapjes së një konsullate në qytet.

Vizita u vlerësua si një tjetër hap konkret drejt thellimit të bashkëpunimit Pogradec–Itali dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin, promovimin dhe ndërkombëtarizimin e qytetit.

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Dokumentari artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në COP31 në Pavijonin e Shqipërisë

Dokumentari i plotë artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në kuadër të aktiviteteve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Dokumentari artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në COP31 në Pavijonin e Shqipërisë

Dokumentari i plotë artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në kuadër të aktiviteteve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për…