Moreira de Sousa: Shqipëria në një fazë të re drejt BE-së, reformat duhet të zbatohen

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me hapjen e gjashtë grup-kapitujve dhe mbylljen provizore të tre kapitujve, deklaroi sot ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.


Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me hapjen e gjashtë grup-kapitujve dhe mbylljen provizore të tre kapitujve, deklaroi sot ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Duke folur në Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, Moreira de Sousa theksoi se zgjerimi i BE-së nuk është vetëm një proces negociatash mes qeverive, por një projekt politik që përfshin institucionet dhe shoqëritë.

“Zgjerimi nuk do të thotë thjesht negociata ndërmjet qeverive. Do të thotë një projekt politik, një proces shndërrimi i institucioneve e shoqërisë”, u shpreh ajo.

Ambasadorja vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, duke theksuar se progresi i bërë në fusha të ndryshme e ka bërë të ardhmen evropiane të vendit gjithnjë e më të prekshme.

Ajo veçoi reformën në drejtësi dhe zhvillimet në fushën e sundimit të ligjit, duke iu referuar përfundimit të procesit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe krijimit dhe forcimit të institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Sipas saj, Shqipëria ka avancuar edhe në kuadrin ligjor për të drejtat e njeriut, përfshirë barazinë gjinore, mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore, të drejtat e fëmijëve, mosdiskriminimin dhe mbrojtjen e të dhënave.

Moreira de Sousa u ndal edhe te reformat ekonomike dhe strukturore, duke theksuar mbështetjen që Shqipëria po merr përmes Planit të Rritjes së BE-së, në fusha si investimet, biznesi, inovacioni dhe ndërlidhja.

“Ky proces, pra anëtarësimi, jo vetëm që përgatit Shqipërinë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, por është një proces i cili ndihmon qytetarët shqiptarë, sepse për ne kjo është kyçe në formë absolute, që vetë qytetarët shqiptarë të ndiejnë efektin shndërrues që sjell anëtarësimi në BE”, tha ajo.

Ambasadorja nënvizoi se, sa më pranë anëtarësimit të ecë Shqipëria, aq më kërkues bëhet procesi, pasi miratimi i legjislacionit është vetëm një pjesë e tij.

“Sa më pranë ecni me anëtarësimin, aq më impenjativ bëhet procesi. Sepse miratimi i legjislacionit është vetëm pjesë e procesit”, deklaroi Moreira de Sousa.

Ajo theksoi se zbatimi i reformave është një aspekt i pazëvendësueshëm i procesit, duke kërkuar që institucionet të funksionojnë në mënyrë të përhershme dhe të pavarur dhe që reformat të japin rezultate të qëndrueshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike.

Duke iu referuar rolit të Kuvendit, ambasadorja e BE-së tha se vlerësimi i një demokracie nuk lidhet vetëm me mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet, por edhe me lirinë e fjalës, transparencën, llogaridhënien dhe mënyrën se si funksionojnë institucionet.

“Kuvendi është i pazëvendësueshëm për një proces anëtarësimi të suksesshëm, jo vetëm sepse miraton legjislacionin që ai të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së, por roli i Kuvendit shkon edhe më tej”, tha Moreira de Sousa.

Sipas saj, Kuvendi duhet të shqyrtojë legjislacionin, të mbikëqyrë ekzekutivin, të përfaqësojë zërin e qytetarëve dhe të ofrojë hapësirë për debat politik.

Ambasadorja theksoi gjithashtu se kalendari ambicioz i reformave nuk duhet të jetë në dëm të cilësisë së procesit, mbikëqyrjes parlamentare, transparencës dhe konsultimit.

“Është kaq e rëndësishme qasja në të cilën të përfshihet e gjithë shoqëria, pra të dëgjohet zëri i qytetarëve, sepse procesi i anëtarësimit merr kuptim vetëm kur qytetarët arrijnë të shikojnë se çfarë do të thotë BE-ja për jetën e tyre të përditshme”, theksoi ajo.

/Marrë nga ATSH

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, përcolli sot një mesazh në Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, përcolli sot një mesazh në Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda…