Gonxhja: Projektet kulturore dhe inovacioni, financim nga rishikimi i buxhetit

Mbështetje do të marrë edhe Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve për nxitjen e investimeve dhe sektori për strehimin social dhe kushtet e banimit.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se përmes Aktit Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2024 është siguruar më tepër mbështetje për artin, kulturën, trashëgiminë dhe arsimin profesional.

Ai renditi disa nga projektit që do të marrin financim.

“Hartimi i Planit të Menaxhimit të Integruar të qyteteve Berat dhe Gjirokastër, përforcimi i shkëmbit nën kullën e sahatit, Kalaja e Krujës, rikonstruksion i muzeut Arkeologjik, Korçë, ndërhyrje emergjente në objekte të pasurisë kulturore, në bashkitë Elbasan, Korçë, Lushnjë, Dibër dhe Gjirokastër, si dhe hartimi i projektit për muzeun e Arbëreshëve”, renditi ministri.

Po ashtu, Gonxhja u shpreh se mbështetje do të marrë edhe biletimi qendror online për muzetë dhe sitet e trashëgimisë kulturore, qendra Art dhe Kulturë Korçë (vegla muzikore, kondicionim, aspirim).
Do të financohet edhe rikonstruksioni i Qendrës së Kulturës, Kamzë, Galerisë së Arteve Pamore “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, linja muzeore e Galerisë Kombëtare të Arteve (Muzeut të Arteve të Bukura), sistemet e HVAC në Teatrin “Migjeni”, Shkodër.

Përmes këtij akti është siguruar edhe një shtesë financimi për Javët Kulturore Ndërkombëtare.

Me fonde shtesë janë mbështetur edhe DRTK-të dhe institucionet kulturore, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, QKKF, GKA, BKSH, IKTK, Qendra Muzeore Berat dhe Krujë, etj.

Ministri shtoi se mbështetje do të marrë edhe zhvillimi i inovacionit dhe teknologjisë.

“Inovacioni dhe teknologjia janë faktorë të rëndësishëm për rritjen ekonomike. Me qëllim promovimin e inovacionit, njohjen me teknologjitë e reja, vlerësimin dhe testimin e zgjidhjeve inovatore përpara aplikimit të tyre, nisim punën për konceptimin e Qendrës për Inovacion dhe Zhvillim, si epiqendra shqiptare dhe bërthama e orientimit për këtë sektor. Programi përfshin krijimin e një laboratori për teknologjinë “Tech Laboratory”, ku do të zhvillohet, testohet dhe demonstrohet krijimi i teknologjive të reja”, tha ai.

Mbështetje do të marrë edhe Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve për nxitjen e investimeve dhe sektori për strehimin social dhe kushtet e banimit.

“Sigurohet mbështetje shtesë për tre bashki, Elbasan, Dibër dhe Mat për financimin e përmirësimit të kushteve të banimit dhe sanitare për familjet në nevojë”, tha ai.

Ministri Gonxhja theksoi se mbështetje historike shkon për arsimin profesional.

“Për vitin mësimor 2024-2025, kemi arritur një numër rekord të regjistrimeve në klasë të 10-të, me 4 400 nxënës, ose 10% krahasuar një vit më parë. Ndaj vijojmë me përmirësimin e infrastrukturës, ku objektivi është krijimi i kampuseve te arsimit professional”, deklaroi Gonxhja.

Me Aktin Normativ u alokuan fonde shtesë për rindërtimin e shkollës mekanike “Hasan Gina” Lushnje, shkollës “Bajram Curri”, Kukës, shkollës “Enver Qiraxhi”, Pogradec, shkollës “Pavarësia”, Vlorë, shkollës tregtare (drejtimi Hoteleri-Turizëm), Vlorë, shkollës “Kolin Gjoka”, Lezhë, shkollave “Arben Broci” dhe “Hamdi Bushati”, Shkodër, shkollës teknike, Korçë, ndërtimi prej fillimit të shkollës “Karl Gega”, Tiranë, si dhe Qendrës së Formimit Profesional, Tiranë.

Ndërsa, informoi po ashtu se janë hapur procedurat për rindërtimin e 6 konvikteve të shkollave profesionale, konkretisht në Vlorë, Lushnjë, Elbasan, Dibër, Kukës, Shkodër, që do të zbatohen nga FSHZH.

Mbështetje shtesë do të ketë edhe për Programin e Kodimit që zbatohet nga AKPA.

(ATSH)

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.