Shfaqet filmi “Delegacioni” i Bujar Alimanit në Reims të Francës

Në kinemanë e qytetit të Reimsit, në Francë, u shfaq filmi shqiptar “Delegacioni” (Le Dernier Prisonnier), me regji të Bujar Alimanit.


Në kinemanë e qytetit të Reimsit, në Francë, mbrëmjen e djeshme u shfaq filmi shqiptar “Delegacioni” (Le Dernier Prisonnier), me regji të Bujar Alimanit.

Aktiviteti u bë i mundur falë bashkëpunimit me Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Francë dhe shoqatën “7ème Œil”, në prani të Ambasadorit të Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, të ambasadores së Malit të Zi në Francë, Dubravka Lalović, si dhe të Jessica Larsson, zëvendësdrejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Francë.

Filmi i Bujar Alimanit sjell një histori prekëse, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Shqipërinë e tetorit të vitit 1990, në muzgun e diktaturës komuniste dhe në prag të ndryshimeve demokratike. Në vitin 1990, një delegacion evropian mbërrin në Tiranë për të vëzhguar reformat e ndërmarra nga regjimi komunist. Në të njëjtën kohë, një zyrtar i qeverisë dërgohet në një burg të largët me misionin për të sjellë në kryeqytet një disident të rëndësishëm.

Filmi, i realizuar në vitin 2018, me skenar të Artan Minarollit, u vlerësua me çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë dhe përfaqësoi Shqipërinë në garën për çmimet Oscar 2020.

Në këtë produksion interpretojnë aktorë të njohur shqiptarë dhe të huaj, ndër të cilët Viktor Zhusti në rolin e Leos, Xhevdet Ferri në rolin e Asllanit, Ndriçim Xhepa në rolin e Spiros, Richard Sammel në rolin e kreut të delegacionit, Kasem Hoxha në rolin e shoferit dhe Tristan Halilaj në rolin e mekanikut, si dhe Rovena Lule, Bislim Muçaj, Mehmet Xhelili, Armando Dauti, Jorgaq Tushe, Lulzim Zeqja etj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kurrën e kurrës Shqipëria nuk do bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kurrën e kurrës Shqipëria nuk do bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar…