Doganat thellojnë bashkëpunimin me BE-në për modernizimin e sistemeve të kontrollit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi në Bruksel një seri takimesh me drejtues të lartë të DG TAXUD në Komisionin Europian


Reforma doganore dhe përafrimi i administratës shqiptare me standardet e Bashkimit Europian po vijojnë me fokus te modernizimi i sistemeve, forcimi i kontrolleve dhe rritja e kapaciteteve profesionale.

Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi në Bruksel një seri takimesh me drejtues të lartë të DG TAXUD në Komisionin Europian, ku u diskutua progresi i Shqipërisë në fushën doganore dhe hapat e ardhshëm në funksion të procesit të integrimit europian.

Gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Taksat dhe Doganat në Komisionin Europian, Gerassimos Thomas, Beja prezantoi ecurinë e reformave dhe prioritetet e administratës doganore shqiptare. Diskutime u zhvilluan edhe me Philippe Duponteil, Drejtor i Shërbimeve Digjitale për Politikat Doganore dhe Taksat, dhe Matthias Petschke, Drejtor për Doganat në DG TAXUD.

Një nga çështjet kryesore të trajtuara ishte drafti i ri i Kodit Doganor, i cili ndodhet në konsultim publik. Paralelisht, Shqipëria ka nisur zbatimin e strategjisë për zhvillimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, me synim përafrimin e tyre me standardet dhe kërkesat europiane.

Në takime u diskutua edhe forcimi i analizës së riskut në kontrollet doganore, zgjerimi i kontrolleve aposteriore dhe masat për rritjen e sigurisë së tregut, krahas investimit në kapacitetet profesionale të administratës.

Drejtuesit e DG TAXUD vlerësuan progresin e arritur nga Doganat Shqiptare dhe theksuan rëndësinë e vijimit të reformave në kuadër të përgatitjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Bashkëpunimi me institucionet europiane synon të mbështesë një administratë doganore më moderne, të digjitalizuar dhe të harmonizuar me praktikat e BE-së, duke kontribuar në lehtësimin e proceseve dhe forcimin e kontrollit dhe sigurisë në kufijtë e vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…