Ibrahimaj: Shqipëria synon 8.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi deri në vitin 2030

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se faza e ardhshme e turizmit shqiptar duhet të fokusohet jo vetëm në rritjen e numrit të vizitorëve, por edhe në krijimin e më shumë vlere nga çdo vizitë dhe zgjatjen e sezonit turistik.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se faza e ardhshme e turizmit shqiptar duhet të fokusohet jo vetëm në rritjen e numrit të vizitorëve, por edhe në krijimin e më shumë vlere nga çdo vizitë dhe zgjatjen e sezonit turistik.

Në fjalën e saj në forumin “Future Hospitality Forum 2026”, që u zhvillua sot në Tiranë me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, investitorëve, zhvilluesve dhe përfaqësuesve të markave ndërkombëtare të hospitality-t, Ibrahimaj tha se “turizmi shqiptar vijon të jetë një histori suksesi, ndërsa kërkesa ndërkombëtare tashmë është e konsoliduar dhe krijon mundësi të reja për investime.

“Vetëm tre vjet më parë, të ardhurat nga turistët ndërkombëtarë ishin 2.8 miliardë euro. Në vetëm dy vjet, këto shifra u dyfishuan. Vitin e kaluar, arritëm në 5.7 miliardë euro dhe mirëpritëm 12.5 milionë turistë”, deklaroi ajo.

Sipas Ibrahimajt, mes viteve 2023 dhe 2025 hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 23%, ndërsa të ardhurat nga turizmi u rritën me më shumë se 40%, çka sipas saj tregon se sfida e radhës është rritja e vlerës së gjeneruar nga çdo vizitë.

“Mundësia jonë nuk është më thjesht të tërheqim më shumë investitorë apo më shumë vizitorë. Është të krijojmë më shumë vlerë nga çdo vizitë”, u shpreh ministrja.

Ajo theksoi rëndësinë e zgjatjes së sezonit turistik, duke krijuar arsye që turistët të vizitojnë Shqipërinë edhe jashtë muajve të pikut të verës dhe të qëndrojnë më gjatë.

“Një arsye për të ardhur në tetor, në dhjetor, në mars, jo vetëm në korrik dhe gusht. Një arsye për të zbuluar plazhet tona, për të përjetuar malet, qytetet, ushqimin, verën, kulturën dhe trashëgiminë tonë”, tha Ibrahimaj.

Ajo vuri në dukje se kjo tendencë ka nisur të reflektohet në të dhënat e turizmit, pasi netëqëndrimet jashtë pikut të sezonit veror u rritën me pothuajse 80% mes viteve 2023 dhe 2025.

Sipas saj, një sezon më i gjatë turistik sjell përdorim më të mirë të kapaciteteve hoteliere dhe infrastrukturës, krijon vende pune më të qëndrueshme dhe përmirëson kthimin nga investimet.

Ibrahimaj theksoi gjithashtu avantazhet që ofron Shqipëria për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor, duke përmendur afërsinë mes bregdetit, zonave malore, qyteteve, trashëgimisë kulturore, gastronomisë, vreshtave dhe turizmit rural.

“Faza e ardhshme e turizmit shqiptar nuk mund të jetë thjesht ndërtimi i më shumë dhomave. Ajo duhet të jetë ndërtimi i një mikpritjeje më cilësore”, tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë e markave, menaxhimit, shërbimit, teknologjisë, eksperiencave turistike dhe shpërndarjes ndërkombëtare.

Ministrja vuri në dukje se ndikimi i investimeve në turizëm shtrihet përtej sektorit të hotelerisë, duke përfshirë fermerët, prodhuesit shqiptarë të verës dhe ushqimeve, kompanitë vendase të shërbimeve dhe fuqinë punëtore të re.

“Sot, turizmi mbështet rreth 294 mijë familje në Shqipëri dhe kontributi i tij vlerësohet në 28% të PBB-së sonë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë”, deklaroi Ibrahimaj.

Duke folur për perspektivën e sektorit, ajo tha se deri në vitin 2030 të ardhurat nga udhëtimet ndërkombëtare mund të arrijnë rreth 8.5 miliardë euro, nëse vijon rritja e numrit të vizitorëve dhe njëkohësisht rriten të ardhurat me vlerë më të lartë për çdo vizitë.

“Jo thjesht një destinacion që zbulohet nga më shumë njerëz, por një destinacion ku njerëzit qëndrojnë më gjatë, përjetojnë më shumë dhe rikthehen”, përfundoi Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Shqipëria synon 8.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi deri në vitin 2030

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se faza e ardhshme e turizmit shqiptar duhet të fokusohet jo…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Shqipëria synon 8.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi deri në vitin 2030

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se faza e ardhshme e turizmit shqiptar duhet të fokusohet jo…