Demo me drejtuesit e Policisë: Rritja e sigurisë dhe goditja e paligjshmërisë, prioritet


Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit në qendër dhe në qarqe, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë, forcimin e parandalimit dhe reagimin me forcën e ligjit dhe profesionalizëm ndaj çdo forme të paligjshmërisë.

Ministri Demo kërkoi nga drejtuesit një informacion të detajuar dhe të përditësuar mbi situatën kriminale në territor, veçanërisht për zonat me risk, ku zhvillohet aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe lojërave të fatit, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe impakt të lartë në publik.

Një fokus i veçantë iu kushtua parandalimit dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje. Ministri kërkoi përdorimin e inteligjencës policore dhe ndërhyrje të befasishme ndaj personave që marrin guximin të qarkullojnë me armë zjarri, me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni.

Një nga detyrat kryesore që Demo u la drejtuesve qendrorë dhe vendorë ishte zbatimi i Paketës së Sigurisë në Shkolla, duke theksuar se siguria e nxënësve është prioritet mbi prioritetet. Ai kërkoi angazhim maksimal të të gjitha strukturave për garantimin e sigurisë në dhe përreth perimetrit të shkollave.

Më tej, Demo kërkoi angazhim maksimal nga drejtuesit vendorë, duke u kërkuar të qëndrojnë në krye të shërbimeve në terren dhe të ndjekin drejtpërdrejt problematikat e territorit.

Sipas tij, shërbimi ndaj qytetarëve, sjellja dhe etika në komunikimin me ta, si dhe ndjekja në dinamikë e shqetësimeve dhe adresimeve të tyre, janë baza për rritjen e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, falënderoi Ministrin e Brendshëm për mbështetjen dhe e siguroi për vendosmërinë e strukturave të Policisë së Shtetit për të vijuar punën profesionale, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe qytetarët.

Marrë nga ATSH

Takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të…