Historia e Osman Takes

një valle që dikur quhej Vallja e Burrave të Konspolit, i shpëtoi jetën një njeriu, emrin e të cilit e mban sot vallja, “Vallja e Osman Takës”.


Fisi i Takajve ishte me origjinë nga Skrapari. Pas rënies së murtajës në zonën e Konispolit dhe fashitjes së njerëzve në krahinë, fisi u shpërngul aty. Aty edhe ka lindur Osman Taka. Një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror, përfaqësues tipik i familjes aristokrate.

Historia zhvillohet gjatë kohës së pushtimit të Perandorisë Osmane. Konispoli në atë kohë ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake “Karakolli i Qafë Botës” që ndodhej në kufi me Sajdën. Thënë më mirë posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat.

Kjo trupë komandohej nga komanda ushtarake turke në Janinë. Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falte “xhumanë”, njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Këtu nis rrugë edhe tregimi i mrekullueshëm i Osman Takës.

Një oficer osman i shoqëruar nga pesë ushtarë sapo kishte falë xhumanë dhe tek po kthehej ndeshë në rrugë dy gra. Atë të premte gratë ishin të veshura mirë, e me fytyrë të mbuluar sipas traditës. Këto dy gra ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për në Cucat për një vizitë.

I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoj shaminë dhe u pa fytyrën, duke thënë sa të bukura ishin, “ifrret jalem” marshallah.

Si të zëna në faj gratë largohen që aty, sakaq mbaruan sebepin në Mullenj dhe u kthyen në shtëpi. Të turpëruara nga ngjarja, se sipas zakonit quhej turp që të shikohej fytyra e femrës nga burra të huaj që nuk janë të familjes së saj, ose nuk është bashkëshorti. Motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa ushtarake turke, që fal të xhumanë, iu kishte zbuluar fytyrën.

Për këtë turp Osmani do të merrte hak.

Mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe u mor vendimi. Komandanti me gjithë ushtarët, do të ruheshin me kujdes dhe kur të kanë radhën për t’u falur në xhaminë e Konispolit, do të vriten.

U tha dhe u bë. u ruajt radha. Trupa u fal në Filat, dhe i erdhi radha për në Konispol. Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pusinë në udhë të re trupës që vinte nga Karakolli turk.

Komandanti dhe katër ushtarët e tij u vranë, kurse një nga ushtarët u la i gjallë nga Osmani, për t’i çuar porosi komandantit në Janinë.

Trimi i tha: Po të lë gjallë, t’i tregosh komandantit tënd në Janinë se kush jam unë dhe se nuk ka ushtar e oficer të prekë gruan konispolite. Çoji selam nga Osman Taka i Konispolit!

Pasi u morr porosia në Janinë, Osman Taka u shpall në kërkim.

Për kapjen e Osmanit, Veliu i Janinës, me ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri. Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë. Vazhdoi kështu deri sa ra në derën e një miku tradhtar. Nasho Gërxhua ishte një çoban i njohur, i cili kishte tre djem.

Nashua, pasi mirëpriti në konak Osmanin me shokë, u dha mish e raki. I dehu dhe pasi u sigurua se janë në gjumë, u nis për te karakolli osman i Qafëbotës, që të spiunonte dhe të fitonte 5 mijë napolonët.

Ushtarët e pritën:
– Lepe Nasho efendi – i thanë, – ç’e mirë të solli.
– Unë kam Osman Takën dhe trimat e tij në stanin tim!
– Je i sigurt i tha komandanti i Karakollit.
– Po – u tha Nashua – edhe i kam dehur!

Menjëherë u lajmërua Janina dhe u nisën taborrët me ushtarë.

Nashua i thotë komandantit turk “Dua paret, 5 mijë napolonat flori, që i keni taksur, për kokën e Osmanit”, ndërsa komandanti i tha “Nasho do t’i marrësh, por pasi të zemë të gjallë Osman Takën”.

Pasi i lidhen duar e këmbë e mbajtën sa erdhën trupat ushtarake nga Janina. Trupat ushtarake me Nashon të lidhur, ecën me shpejtësi dhe e rrethuan stanin. U folën djemve të Nashos që të dorëzonin vrasësit të gjallë, në të kundërt do digjeshin të gjithë. Osmani me trimat, filluan menjëherë të qëllojnë kundër turqve.

Gjatë luftimeve ndërmjet taborrëve turq dhe Osman Takës e trimave të tij, u vranë dy djem të Nasho Gërxhos, një nga shokët e Osman Takës. Në fund pasi u mbaruan fishekët, Osman Takën dhe tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës. Pas një muaji, Gjykata e Janinës i dënon me vdekje, varje në litar.

Lajmi u përhap në gjithë qytetin e më gjerë. Ekzekutimin do ta ndiqte vetë Veliu i Janinës, Hasan Beu me të shoqen. Kryerjen e ekzekutimit do ta bënte Kadiu Mexhit Bej, i cili më parë i pyeti të dënuarit se cila ishte kërkesa e tyre e fundit për këtë botë? Osman Taka i tha: Kërkesa ime e fundit në këtë botë është e çuditshme.

Dua një sufra (tepsi shumë e madhe në të cilat bëhej bakllavaja) dhe sazet e Filatit të Konispolit, për të kërcyer një valle që ne e quajmë “Vallja e Burrave të Konispolit”. Dua orkestrën e Braho Salametit. Kërkesa u plotësua! Melodia e sazeve filloi! E rrallë dhe e bukur!

“Çish të shikoje Osmanin një valltar elegant, me pamje të rrallë. Burrë që kërcente aq bukur, sa që Hasan Bej, me gruan e tij Xhemile Hanëmin u çuan në këmbë. Ajo tha: Po ky është rrap. Nuk kam parë burrë si ky. I hjeshëm, trim, elegant. Nuk kam lënë vend të perandorisë pa shkelur dhe nuk kam parë të tillë div, të tillë artist. Ky është lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe ne!”

Xhemile Hanemi ju drejtua, Mexhit beut:

“Gjynah të varet ky njeri dhe këta burra. Unë do të ndryshoj fermanin në Portën e Lartë dhe u ngjit në podiumin e varjes dhe kërkoj vallen të luhej përsëri, ku Osmani e kërceu më me krenari.

Kështu, një valle që dikur quhej Vallja e Burrave të Konspolit, i shpëtoi jetën një njeriu, emrin e të cilit e mban sot vallja, “Vallja e Osman Takës”.

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.