Plani Kombëtar për Energjinë: 100% e automjeteve të prokuruara të jenë elektrike

Administrata publike në Shqipëri synon të kalojë gradualisht drejt automjeteve elektrike, përmes një objektivi që parashikon që 100% e automjeteve të lehta të reja të prokuruara nga institucionet publike të jenë automjete elektrike ose hibride plug-in.


Administrata publike në Shqipëri synon të kalojë gradualisht drejt automjeteve elektrike, përmes një objektivi që parashikon që 100% e automjeteve të lehta të reja të prokuruara nga institucionet publike të jenë automjete elektrike ose hibride plug-in.

Objektivi është pjesë e Planit të rishikuar Kombëtar për Energjinë dhe Klimën 2020–2030, i cili parashikon një sërë masash për reduktimin e emetimeve në sektorin e transportit dhe rritjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme.

Sipas dokumentit, masa përfshin ministritë, autoritetet e tjera publike dhe njësitë e qeverisjes vendore, ndërsa prokurimi sipas objektivave të reja parashikohet të zbatohet nga viti 2025 e në vijim.

Plani parashikon miratimin e objektivit minimal për përqindjen e automjeteve me lëndë djegëse të pastra në prokurimet publike, miratimin e legjislacionit të nevojshëm, si dhe përgatitjen e dokumenteve standarde të prokurimit që do të përdoren nga institucionet.

Për automjetet e lehta, kriteret për përcaktimin e mjeteve të pastra janë bërë më të rrepta.

Deri më 31 dhjetor 2025, një makinë ose furgon konsiderohej automjet i lehtë me lëndë djegëse të pastër nëse emetonte jo më shumë se 50 gramë CO2 për kilometër dhe përmbushte kufijtë e përcaktuar për emetimet e NOx dhe grimcave në kushte reale drejtimi.

Por, duke nisur nga 1 janari 2026, automjetet e lehta të konsideruara të pastra janë vetëm ato me zero shkarkime.

Në këtë kuadër, objektivi i përcaktuar për administratën lidhet me automjetet e reja që prokurohen nga institucionet publike, dhe nuk nënkupton që e gjithë flota ekzistuese e administratës duhet të zëvendësohet menjëherë.

Plani përcakton objektiva të veçantë edhe për automjetet e rënda.

Deri në vitin 2030, synohet që 20% e automjeteve të rënda dhe kamionëve të prokuruar të përdorin lëndë djegëse të pastra, ndërsa për autobusët objektivi është 25%.

Për këto kategori, lista e teknologjive dhe lëndëve djegëse të konsideruara të pastra është më e gjerë dhe përfshin hidrogjenin, bateritë elektrike, hibridet plug-in, gazin natyror të ngjeshur dhe të lëngshëm, përfshirë biometanin, biokarburantet e lëngshme, lëndët djegëse sintetike dhe parafinike, si dhe gazin e lëngshëm të naftës.

Për zbatimin e masës parashikohet mbështetja e autoriteteve publike me dokumente prokurimi të gatshme për përdorim, ndërsa për përgatitjen e dokumenteve dhe trajnimin e stafit është parashikuar një kosto prej rreth 10 mijë euro për asistencë teknike.

Dokumenti nuk përcakton një buxhet specifik për kostot e investimit për zëvendësimin e automjeteve, ndërsa financimi parashikohet të mbështetet nga buxheti dhe donatorët.

Kalimi i flotës publike drejt automjeteve me emetime më të ulëta shihet si një nga masat për të nxitur elektrifikimin e transportit dhe për të krijuar një kërkesë më të madhe në treg për automjete më të pastra.

Plani i rishikuar përcakton gjithashtu objektivin që pjesa e energjisë së rinovueshme në transport të rritet nga 0,5% aktualisht në rreth 34,8% deri në vitin 2030, përmes elektrifikimit të transportit rrugor, zgjerimit të infrastrukturës së karikimit për automjetet elektrike, forcimit të transportit publik dhe zhvillimit të transportit hekurudhor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Plani Kombëtar për Energjinë: 100% e automjeteve të prokuruara të jenë elektrike

Administrata publike në Shqipëri synon të kalojë gradualisht drejt automjeteve elektrike, përmes një objektivi që parashikon që 100% e automjeteve…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Plani Kombëtar për Energjinë: 100% e automjeteve të prokuruara të jenë elektrike

Administrata publike në Shqipëri synon të kalojë gradualisht drejt automjeteve elektrike, përmes një objektivi që parashikon që 100% e automjeteve…