Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e qytetit, një prej destinacioneve më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj.


Gjirokastra vijon të jetë një prej destinacioneve më tërheqëse turistike në jug të Shqipërisë, duke ndërthurur në një hapësirë të vetme historinë, arkitekturën, traditat, gastronominë dhe peizazhet karakteristike të qytetit të gurtë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e qytetit, një prej destinacioneve më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj.

Simboli më i njohur i qytetit është Kalaja e Gjirokastrës, e vendosur mbi një kodër që shkëputet lehtë nga Mali i Gjerë. Ajo ngrihet në një pozicion strategjik vrojtimi, rreth 370 metra mbi nivelin

Gjirokastra, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është kthyer vitet e fundit në një pikë të rëndësishme të hartës turistike shqiptare. Pazari karakteristik, kalaja, banesat tradicionale, rrugicat me kalldrëm dhe trashëgimia e pasur kulturore janë ndër elementet që tërheqin vizitorët.

Flukset e larta turistike kanë sjellë gjallërim të aktivitetit të artizanëve, ndërsa gjithnjë e më shumë familje në zonat rurale po investojnë në struktura pritëse dhe aktivitete të lidhura me turizmin.

Gjirokastra po konsolidohet kështu si një destinacion që ofron jo vetëm trashëgimi dhe histori, por edhe përvoja të lidhura me natyrën, kuzhinën tradicionale dhe jetën rurale shqiptare. Përtej qytetit historik, oferta turistike e Gjirokastrës po zgjerohet edhe drejt zonave rurale me agroturizmat të cilat ofrojnë shijen tradicionale të qytetit të gurtë.

Gjirokastra po tërheq turistë nga vende të ndryshme të botës pikërisht për kombinimin e historisë, natyrës dhe gastronomisë, ndërsa zhvillimi i turizmit po shoqërohet edhe me rritjen e aktiviteteve artizanale dhe investimeve familjare në fshatrat përreth.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…