Rama: Rritje të buxhetit për mbështetjen e teknologjisë dhe inovacionit

Kryeministri Edi Rama njoftoi rritje të ndjeshme, vit pas viti, të buxhetit për mbështetjen e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit.


Kryeministri Edi Rama njoftoi rritje të ndjeshme, vit pas viti, të buxhetit për mbështetjen e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit.

Duke folur në Forumin e Dytë për Inteligjencën Artificiale, që u mbajt sot në Tiranë, Rama tha se mbështetja financiare do të shoqërohet me nxitjen e bashkëpunimit mes kompanive, biznesit dhe universiteteve, me synim zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit të inovacionit në Shqipëri.

“Ne do ta rrisim në mënyrë shumë të ndjeshme vit pas viti buxhetin për të mbështetur sektorin”, deklaroi Rama.

Kryeministri u bëri thirrje kompanive të shfrytëzojnë mundësitë për të krijuar bashkëpunime me biznesin dhe universitetet, ndërsa projektet inovative që zhvillohen në këtë kuadër të marrin edhe mbështetjen e shtetit.

“Do t’i bëja thirrje kompanive të shikojnë pikërisht rrugët e gjetjes së kësaj mbështetjeje përmes bashkëpunimeve me biznesin, përmes bashkëpunimeve me universitetin dhe përmes inovacioneve që pastaj do të marrin edhe mbështetjen e shtetit për t’u zhvilluar më shumë brenda këtij ekosistemi”, tha ai.

Rama theksoi se pjesë e këtij procesi do të jetë edhe rritja e mbështetjes për start-up-et, por jo vetëm, duke vlerësuar se ekosistemi shqiptar i inovacionit ka nisur të konsolidohet.

“Kjo do të kërkojë një rritje të ndjeshme të mbështetjes për start-up-et dhe jo vetëm për start-up-et dhe këtë gjë ne jemi absolutisht të gatshëm që ta bëjmë duke parë që tanimë ekosistemi ka filluar të krijojë një muskulaturë të vetën edhe pse të brishtë, por të gatshme për t’u ushqyer më shumë edhe për të marrë më shumë përsipër”, përfundoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula u prit në takim nga Presidenti i Hungarisë, András Baka

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…