Reforma territoriale, Mazniku: Në zgjedhjet e ardhshme hyjmë me 46 bashki, nevojitet edhe faza e dytë

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, deklaroi sot se reforma e re territoriale synon rritjen e funksionalitetit të bashkive dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.


Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, deklaroi sot se reforma e re territoriale synon rritjen e funksionalitetit të bashkive dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, ndërsa theksoi se vullneti i Partisë Socialiste është që zgjedhjet e ardhshme vendore të zhvillohen me hartën e re me 46 bashki, nga 61 që janë aktualisht.

I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, Mazniku tha se analiza e kryer për funksionimin e bashkive ka evidentuar problematika në burimet njerëzore dhe financiare, duke bërë që një pjesë e tyre të mos arrijnë të ushtrojnë plotësisht funksionet që u ngarkon ligji.

“Ne kemi bërë një analizë të detajuar për një periudhë të gjatë kohe për të vlerësuar situatën e bashkive. Qëllimi kryesor i analizës është se ku është pikëprerja më e mirë e mundshme mes dy elementëve. Nga njëra anë, krijimi i eficiencës administrative, që të ketë mundësi që një bashki t’i ushtrojë siç duhet funksionet që ka. Sot bashkitë kanë 42 funksione ligjore, 36 prej të cilave buxhetore”, tha Mazniku.

Sipas tij, rreth gjysma e bashkive hasin vështirësi në ushtrimin e një pjese të konsiderueshme të funksioneve.

Mazniku përmendi si shembuj Rrogozhinën dhe Divjakën, të cilat, sipas tij, nuk kanë një bërthamë urbane që do të mundësonte krijimin e kapaciteteve të nevojshme administrative.

“Ajo që kemi kuptuar është se gjysma e bashkive nuk arrijnë të bëjnë një pjesë të madhe të funksioneve. Rrogozhina dhe Divjaka nuk kanë një zonë urbane. Nëse ti je një bashki që nuk ke një bërthamë urbane, ti e ke shumë të vështirë të gjesh dy juristë për zyrën juridike. Pra, nëse s’ke njerëzit dhe mundësinë ekonomike për kryerjen e funksioneve, në atë moment ti ke një problem funksionaliteti”, deklaroi ai.

Mazniku u ndal edhe te shqetësimi për aksesin e qytetarëve në shërbimet publike, duke garantuar se reforma nuk do të sjellë largimin e zyrave ku qytetarët marrin shërbimet e përditshme.

“Pa i larguar asnjë nga shërbimet e përditshmërisë, pra mirëmbajtja e rrugës, pastrimi, të bëhet prapë nga qyteti i Fushë-Arrëzit, për shembull. Lëvizin vetëm zyrat e planifikimit”, tha Mazniku.

Ai e cilësoi reformën si një proces që synon qytetarët dhe jo administratën, ndërsa theksoi se miratimi përfundimtar i hartës së re territoriale i takon Kuvendit.

“Ne do të hyjmë në zgjedhje me 46 bashki. Do e vendosë Kuvendi, por vullneti ynë ky është. Kjo është një reformë për qytetarët, jo për ofiqarët”, u shpreh Mazniku.

Sipas tij, ndryshimi i hartës territoriale duhet të shoqërohet edhe me një fazë të dytë, që lidhet me rishikimin e ligjit për funksionet e njësive të vetëqeverisjes vendore.

“Kjo reformë ka nevojë për fazën e dytë të saj, që është faza e Ligjit 139, që është ligji i funksioneve bashkiake, të cilat duhet të rishikohen. Të rishikohen të gjitha pas 10 vitesh. Është e vërtetë që ne në 2014-ën bëmë një ndër reformat më të mëdha decentralizuese. Tani, pas 10-11 vitesh, është koha të shikojmë nëse këto funksione u zbatuan apo jo”, përfundoi Mazniku.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…