Duka pret të dërguarin special të presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Paolo Zampollin, të dërguarin special të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për Partneritetet Globale.


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Paolo Zampollin, të dërguarin special të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për Partneritetet Globale.

Zampolli ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite gjatë së cilës ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore, politikës dhe aktorë të ndryshëm në Shqipëri.

Gjatë takimit me presidentin e FSHF Duka, diskutimi u përqendrua te roli që sporti dhe veçanërisht futbolli mund të luajnë në diplomacinë sportive, në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në promovimin e imazhit të një vendi në arenën globale.

Duka e njohu të dërguarin special me zhvillimin e futbollit shqiptar gjatë viteve të fundit, transformimin e infrastrukturës sportive, rritjen e standardeve të organizimit dhe përfaqësimin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në kompeticionet dhe strukturat ndërkombëtare të futbollit.

Në këtë kontekst, u diskutua edhe rëndësia që ka përfaqësimi i Shqipërisë në institucionet drejtuese të futbollit europian dhe botëror.

Presidenti Armand Duka është një prej drejtuesve shqiptarë me përfaqësim të rëndësishëm në këto struktura, në detyrën e zv.presidentit të UEFA-s, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si edhe në FIFA, ku është anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare.

Paolo Zampolli vlerësoi kontributin e presidentit Duka në zhvillimin e futbollit shqiptar dhe rolin e tij në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e sportit si një urë lidhëse mes vendeve dhe komuniteteve.

Në vijim të takimit, i dërguari special i presidentit Trump zhvilloi edhe një vizitë në Shtëpinë e Futbollit, kompleksin modern sportiv të FSHF-së. Gjatë turit, Zampolli u njoh nga afër me ambientet dhe facilitetet që ofron kompleksi, duke shprehur përshtypjet e tij pozitive për investimin dhe standardet e infrastrukturës sportive.

Vizita në Shtëpinë e Futbollit i dha mundësinë Zampollit të shihte nga afër një prej projekteve më të rëndësishme të transformimit të futbollit shqiptar, që sot shërben si qendër e aktiviteteve të FSHF-së dhe si një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin, edukimin dhe promovimin e futbollit në Shqipëri.

Takimi mes presidentit Duka dhe Paolo Zampollit ishte një tjetër mundësi për të nënvizuar potencialin e sportit si instrument të diplomacisë, bashkëpunimit dhe promovimit ndërkombëtar, si dhe rolin që futbolli shqiptar mund të luajë në këtë drejtim.

Marrë nga FSHF.org

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…