“Shpirti i Ballkanit”, festa që bashkoi traditat dhe kulturat e rajonit

Përfundoi me sukses mbrëmjen e të shtunës edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar “Shpirti i Ballkanit”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore që e ktheu Korçën në pikëtakimin e kulturave, traditave dhe artit ballkanik.


Përfundoi me sukses mbrëmjen e të shtunës edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar “Shpirti i Ballkanit”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore që e ktheu Korçën në pikëtakimin e kulturave, traditave dhe artit ballkanik.

Nata e parë e festivalit, e zhvilluar të premten, u shoqërua me paradën e grupeve pjesëmarrëse në rrugët e qytetit dhe me një program artistik që solli ngjyra, muzikë dhe valle tradicionale, duke krijuar një atmosferë festive për banorët dhe vizitorët.

Mbrëmja e dytë solli emocione të veçanta, interpretime mbresëlënëse dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, ku artistë nga vende të ndryshme të rajonit ndanë me publikun pasurinë e trashëgimisë së tyre kulturore, duke përcjellë mesazhe miqësie, bashkëpunimi dhe respekti mes popujve.

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo uroi pjesëmarrësit si dhe Ansamblin e Maqedonisë së Veriut për vlerësimin me Çmimin e Madh të Festivalit, si dhe shprehu mirënjohje për të gjithë artistët, organizatorët dhe publikun që kontribuuan në suksesin e këtij edicioni të tetë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.