FMN dhe BB mbyllin vlerësimin për Shqipërinë: Progres në sistemin financiar, infrastrukturë pagesash të modernizuar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me përfaqësuesit e misionit të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), në kuadër të përmbylljes së Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar për Shqipërinë (FSAP).


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me përfaqësuesit e misionit të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), në kuadër të përmbylljes së Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar për Shqipërinë (FSAP).

Ky vlerësim u kërkua nga autoritetet shqiptare dhe Banka e Shqipërisë ishte institucioni që e koordinoi atë brenda vendit. Në takim morën pjesë edhe drejtues të lartë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe të Ministrisë së Financave.

Programi FSAP ofron një vlerësim të thelluar të sektorit financiar, me fokus në aftësinë e tij për të përballuar rreziqet dhe goditjet e mundshme, efektivitetin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës, si dhe kapacitetet institucionale për parandalimin dhe menaxhimin e krizave financiare.

Ai shqyrton gjithashtu nevojat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit, duke ofruar rekomandime të përshtatura me karakteristikat e vendit.

Si pjesë e këtij vlerësimi, autoritetet shqiptare dhe ekipi i FSAP-it shkëmbyen të dhëna, informacione dhe analiza mbi zhvillimet në sistemin financiar, si dhe organizuan takime teknike mes tyre dhe me pjesëmarrës të tregut financiar.

Drejtimet e vlerësimit përfshinë kuadrin institucional për administrimin e krizave financiare, sistemet e vlerësimit të rrezikut sistemik, përputhshmërinë e mbikëqyrjes mikro dhe makroprudenciale me standardet më të mira ndërkombëtare, kuadrin e mbrojtjes kibernetike për sistemin financiar, financimin në epokën digjitale dhe mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, si edhe zhvillimin e tregjeve të kapitalit.

Në takim, përfaqësuesit e FSAP-it theksuan progresin e bërë nga sistemi financiar, si dhe nga kuadri i tij rregullator që prej vlerësimit të mëparshëm në periudhën 2013–2014.

Sipas vlerësimit të fundit, tani Shqipëria ka institucione financiare më të shëndetshme, një sistem financiar më të larmishëm, me një infrastrukturë pagesash të modernizuar, zgjerim të ndërmjetësimit financiar dhe adoptim të risive teknologjike në ofrimin e produkteve financiare.

Këto zhvillime janë mbështetur nga një kuadër ligjor dhe rregullativ që është përafruar ndjeshëm me atë të Bashkimit Evropian, duke mundësuar një mbikëqyrje më efektive dhe më të plotë nga autoritetet publike përkatëse.

Megjithatë, sistemi financiar vepron në një mjedis ekonomik që ndryshon vazhdimisht, duke ofruar mundësi dhe sfida të reja.

Në këtë kuadër, rekomandimet e vlerësimit të FSAP-it synojnë që sistemi financiar të mbetet i qëndrueshëm përballë sfidave të së ardhmes, duke rritur kontributin e tij në financimin e ekonomisë reale dhe duke përmirësuar kapacitetet në drejtim të administrimit të rreziqeve të veprimtarisë.

Më tej, u theksua mundësia unike që rekomandimet e procesit të vlerësimit FSAP të bëhen pjesë e ndryshimeve ligjore dhe operacionale që autoritetet shqiptare po përmbushin në kuadër të përafrimit me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

Nga ana e tij dhe në emër të autoriteteve të tjera publike të pranishme në takim, Guvernatori e falënderoi ekipin e ekspertëve të FSAP-it për angazhimin dhe punën e kryer gjatë këtij procesi vlerësimi.

Ai theksoi rëndësinë që, në këtë fazë të zhvillimit të tij, sistemi financiar t’i nënshtrohej një vlerësimi kaq profesional dhe të pavarur, si dhe shprehu kënaqësinë që ky vlerësim konfirmoi gjendjen e shëndoshë të sistemit financiar.

Guvernatori shfrytëzoi rastin për të falënderuar edhe të gjitha institucionet shqiptare që kontribuuan në këtë proces, pjesëmarrësit e tregut dhe të infrastrukturës së tij mbështetëse, për angazhimin e tyre në diskutime të hapura dhe të frytshme.

Më tej, Guvernatori shprehu angazhimin e palës shqiptare për të analizuar me kujdes dokumentet e vlerësimit. Ashtu si më parë, rekomandimet e FSAP-it do t’i shërbejnë autoriteteve shqiptare për të fuqizuar procesin e reformave të sistemit financiar në afatin e mesëm.

Në përfundim të takimit, palët e vlerësuan përvojën e këtij vlerësimi si të suksesshme dhe shprehën angazhimin për ta vijuar bashkëpunimin në drejtim të mbështetjes së nevojshme teknike në disa nga drejtimet që përfshiu procesi i vlerësimit FSAP.

Burimi ATSH

Demo takon ambasadorin italian: Forcim i partneritetit strategjik

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë, Marco Alberti,

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo takon ambasadorin italian: Forcim i partneritetit strategjik

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë, Marco Alberti,