
Tag: Bashkia Korce
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo përcolli në rrjetet sociale, pamje nga Poli i Dijes, kampusi i ri që do të ofrojë auditorë, laboratorë dhe bibliotekë, duke i dhënë studentëve mundësinë të bashkojnë teorinë me praktikën dhe të zhvillojnë kreativitetin e tyre.
Përfundoi me sukses mbrëmjen e të shtunës edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar “Shpirti i Ballkanit”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore që e ktheu Korçën në pikëtakimin e kulturave, traditave dhe artit ballkanik.
Korça mirëpriti edicionin e tretë të Festivalit të Miqësisë Greko-Shqiptare, një aktivitet që ngjiti në skenë artistë dhe kore nga Shqipëria dhe Greqia.
Ekspozita sjell për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan një koleksion unik vezësh pashke të dekoruara artistikisht me teknika tradicionale artizanale nga Rumania, Polonia, Ukraina dhe Shqipëria.
Kryeministri Edi Rama publikoi foto nga projekti i restaurimit, duke bërë të ditur se godina është shpëtuar nga asgjësimi dhe do të shërbejë si qendër administrative e Polit të ri të Dijes.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Korça, plot me turistë të huaj e qytetarë të shumtë.
Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, në një intervistë për mediet, theksoi se projekti pritet të nisë zbatimin e tij gjatë vitit të ardhshëm dhe vlerësohet si një ndër investimet më të rëndësishme në mbështetje të bujqësisë në këtë zonë.
Festat e fundvitit e gjejnë Korçën plot jetë, me aktivitete kulturore që sjellin gëzim, muzikë dhe atmosferë festive në çdo cep të qytetit.
Kori i të rinjve “Zë +” solli atmosferën festive të fundvitit në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, gjatë një koncerti të zhvilluar në mbrëmje duke krijuar një hapësirë artistike të veçantë për qytetarët dhe artdashësit.
Rreth 40 kitara u dëgjuan njëkohësisht, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe emocionale për qytetarët dhe vizitorët që ndoqën koncertin.









