Samiti IV i Diasporës, Begaj: Forcë kyçe në rrugën drejt BE-së, partner zhvillimi

Samiti IV i Diasporës çeli sot punimet treditore në Tiranë, duke mbledhur përfaqësues të diasporës shqiptare, institucioneve shtetërore dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës.


Samiti IV i Diasporës çeli sot punimet treditore në Tiranë, duke mbledhur përfaqësues të diasporës shqiptare, institucioneve shtetërore dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës.

Në fjalën përshëndetëse në nisje të takimit, presidenti Bajram Begaj vuri theksin tek roli i diasporës shqiptare si faktor kyç në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe politik të vendit, si dhe në procesin e integrimit europian.

Begaj e cilësoi samitin si një moment të rëndësishëm bashkimi dhe bashkëpunimi. Begaj nënvizoi se Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, duke e quajtur diasporën “të pazëvendësueshme” në këtë rrugëtim.

“Është gëzim dhe kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes në këtë Samit të Katërt të Diasporës sonë, në këtë samit ku familja shqiptare mblidhet sërish pas një rrugëtimi 1-vjeçar, një rrugëtim që dëshmon vullnetin e palëkundur për ta kthyer bashkëpunimin tonë në një projekt afatgjatë shtetëror.

“Samiti i Diasporës zhvillohet në një moment kyç: kurrë më parë kaq afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të këtij procesi.

“Në këtë rrugëtim, Diaspora shqiptare është e pazëvendësueshme. Ajo nuk është thjesht një pjesë e historisë sonë, por forca që përcakton se sa larg mund të shkojmë si komb. Ajo duhet të jetë pjesë e mënyrës si mendojmë për shtetin, për shoqërinë dhe për të ardhmen”, tha Begaj.

Presidenti theksoi se diaspora nuk duhet parë vetëm si burim remitancash, por si partner zhvillimi.

“Shqipëria dhe shqiptaria nuk mbaron aty ku mbarojnë kufijtë tanë. Ajo është një zemër që rreh kudo ku ka një shqiptar. Kur flasim për Diasporën sot, nuk flasim më vetëm për nostalgji, për mall apo për numra. Flasim për ndikim global. Shqiptarët janë aty: nga majat e inteligjencës artificiale, tek institucionet ndërkombëtare, tek auditorët e universiteteve më të mira, te sipërmarrjet e suksesshme, te sallat e operacionit, te fushat e sportit dhe skenat e artit.

“Diaspora jonë nuk përfaqëson vetëm një histori suksesi individual. Ju jeni fuqia dhe forca jonë! Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë, që kontribuoni pa urdhër, por me krenari! Por ky potencial i madh juaji duhet shfrytëzuar. Për vite me radhë, lidhja mes shtetit dhe Diasporës ka qenë më shumë emocionale, sesa strategjike. Më shumë fjalë, sesa veprime konkrete. Më shumë festime, sesa plane reale.

“Koha e atij modeli ka mbaruar. Sot jemi në një hap tjetër, në një marrëdhënie të re, me një kontratë të re, një kontratë ku Diaspora nuk shihet më si burim remitancash, por si partner i vërtetë zhvillimi, ku shteti nuk kërkon vetëm kontribut, por hap dyert dhe krijon mundësi reale, ku lidhja nuk është vetëm e zemrës, por edhe e mendjes, e ekonomisë dhe e së ardhmes sonë të përbashkët”, tha Begaj.

Presidenti nënvizoi se “ky samit është pikërisht për këtë kalim: nga pyetja “çfarë mund të bëjë Diaspora për Shqipërinë?” – te pyetja: “çfarë mund të bëjmë së bashku?””.

Begaj shtoi se “për dekada, Diaspora ka qenë mushkëri ekonomike. Falë jush, shumë familje janë mbështetur financiarisht dhe kanë ecur përpara, por mendoj se koha e transfertave vetëm për konsum po mbyllet”.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e kthimit të kursimeve të emigrantëve në investime konkrete në Shqipëri. Në fjalën e tij, Presidenti përmendi edhe votën e diasporës si një arritje të rëndësishme demokratike.

“Synimi ynë është t’i kthejmë kursimet tuaja në kapitale zhvillimi, në investime reale në energji, turizëm, bujqësi, teknologji dhe ide të reja. Duam që Diaspora jonë të jetë partnere e së ardhmes së Shqipërisë, që të investoni mendjen dhe kapitalin këtu, në vendi tuaj. Por partneriteti kërkon angazhim, kërkon edhe përfaqësim. Tashmë e drejta e votës nuk është më një premtim. Është një realitet. Shqiptarët jashtë vendit votojnë dhe zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, tha Begaj.

Begaj shtoi se ndërsa shohim drejt vitit 2030, objektivit strategjik të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, nuk duhet të harrojmë busullën tonë: identitetin tonë kombëtar.

“Bota arbëreshe është dëshmia e gjallë se identiteti shqiptar i mbijeton shekujve edhe kur është larg atdheut. Por sot sfidat janë të tjera. Prandaj, duhet të investojmë më shumë në gjuhën shqipe, në arsim, në rrjete profesionale dhe në qendra kulturore në botë, që brezat e rinj të mos e trashëgojnë Shqipërinë si një kujtim të largët, por si një lidhje të gjallë e të fortë.

“Historia jonë ka qenë shpesh histori largimesh. E ardhmja jonë duhet të jetë histori lidhjesh. Një komb i vogël në hartë, por i madh në glob, nuk e ka luksin të jetë i ndarë. Dhe sfida jonë e përbashkët nuk është vetëm të flasim për Diasporën, por ta bëjmë Diasporën pjesë organike të sistemit tonë”, tha Begaj.

Në çelje të këtij Samiti të Katërt të Diasporës, Kreu i Shtetit vlerësoi me dekorata shqiptarët e suksesshëm jashtë vendit dhe kontributorët ndërkombëtarë që i kanë shërbyer Shqipërisë.

Gentian Toshkëzi, Kalorës i Urdhrit Suprem të Shqiponjës
Lorik Cana, Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut
Klarita Gërxhani, Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik
Shqiponjë Telhaj, Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik
Markus Schuhmann, Oficer i Urdhrit të Skënderbeut
Anders Lindber, Oficer i Urdhrit të Skënderbeut

“Mëngjesi i Vëllazërimit”, Hoxha: Harmonia fetare, shtyllë e identitetit kombëtar shqiptar

Në kuadër të Samitit IV të Diasporës Shqiptare, në ambientet e Pallatit të Kongreseve u zhvillua këtë të mërkurë aktiviteti…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Mëngjesi i Vëllazërimit”, Hoxha: Harmonia fetare, shtyllë e identitetit kombëtar shqiptar

Në kuadër të Samitit IV të Diasporës Shqiptare, në ambientet e Pallatit të Kongreseve u zhvillua këtë të mërkurë aktiviteti…