Peleshi takon homologun në Zagreb: Forcim i bashkëpunimit me Kroacinë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ndodhet në Kroaci, ku do të marrë pjesë në Samitin Parlamentar të Iniciativës së Tre Deteve.


Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ndodhet në Kroaci, ku do të marrë pjesë në Samitin Parlamentar të Iniciativës së Tre Deteve, një forum i rëndësishëm ndërajonal që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik, energjetik dhe infrastrukturor në Europë e më gjerë, mes vendeve të Adriatikut, Baltikut dhe Detit të Zi.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, Kryetari i Kuvendit zhvilloi një takim në parlamentin e Kroacisë me homologun, Gordan Jandrokoviç.

Peleshi e falënderoi homologun Jandrokoviç për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Përvoja e Kroacisë në procesin e anëtarësimit në BE është model i rëndësishëm për Shqipërinë, theksoi Peleshi, ndërkohë që sugjeroi shkëmbimin e ekspertizës dhe përvojës në kuadër të negociatave të anëtarësimit.

Peleshi dhe Jandrokoviç vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe angazhimin e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve. Lidhjet historike, kulturore dhe ekonomike, si dhe prioritetet e përbashkëta në politikën e jashtme, krijojnë një bazë të fortë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Parlamentet do të vijojnë të mbështesin rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilat kanë arritur rreth 200 milionë dollarë në vitin 2024, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2023. U diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm si energjia, infrastruktura, mbrojtja, zhvillimi ekonomik, bujqësia, shkenca dhe turizmi, duke i kushtuar vëmendje të veçantë trajnimit profesional në turizëm dhe mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht nga ndotja bregdetare.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua intensifikimit të bashkëpunimit shumë të mirë parlamentar në të gjitha nivelet dhe mes komisioneve, grupeve të miqësisë dhe deputetëve.

Palët diskutuan gjithashtu për partneritetin për garantimin e sigurisë, stabilitetit dhe mbrojtjen e paqes, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, organizatave ndërkombëtare dhe iniciativave rajonale.

Shqipëria dhe Kroacia do të vijojnë të mbështesin luftën e drejtë të Ukrainës kundër agresionit të Rusisë, si një kontribut i përbashkët për mbrojtjen e lirisë dhe të paqes.

Në takim u vlerësua edhe roli i komunitetit shqiptar në Kroaci, i cili konsiderohet një urë e rëndësishme miqësie mes dy vendeve.

Vizita e kryetarit të Kuvendit në Zagreb dhe pjesëmarrja në Samitin e Iniciativës së Tre Deteve pritet të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe rajonal mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…