
Ahmeti: Ashtu si Evropa, t’i heqim kufijtë në Ballkan dhe të jetojmë në paqe e stabilitet
Kreu i Partisë për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti gjatë fjalës së tij në Samitin IV të Diasporës shqiptare, në mbrëmjen festive, nënvizoi rolin kyç të mërgatës shqiptare në përparimin e kombit shqiptar.

Kreu i Partisë për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti gjatë fjalës së tij në Samitin IV të Diasporës shqiptare, në mbrëmjen festive, nënvizoi rolin kyç të mërgatës shqiptare në përparimin e kombit shqiptar.
Ahmeti theksoi se mërgata ka kontribuar historikisht në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar.
“Kjo është ngjarje jashtëzakonisht e madhe se samitet që kemi lënë pas dhe ata që do të vijnë sigurisht që do të jenë më të begatë, më me shumë vepra, më me shumë vepra për Shqipërinë për shqiptarët sesi ne kombin tonë, ta rrisim lart e më lart sepse mërgata shqiptare është përfaqësues e mirëfilltë e vlerave të shqiptarëve.
“Prandaj, të dashur mërgimtar unë vet kam qenë mërgimtar 15 vite, ju gjithçka keni dhënë nga vetvetja, jeni pjesë e lirisë së Kosovës, pjesë e shtetit të Kosovë, pjesë e asaj gjuhe që ju akoma i dilni zot në hapësirat shqiptare në Maqedoni sepse është larë me gjak, me gjak është fituar”, tha Ahmeti.
Ahmeti shtoi se mërgata mund të ndihmojë në avancimin profesional dhe kulturor. Ahmeti nënvizoi rëndësinë e lidhjeve mes diasporës dhe vendlindjes, duke theksuar se specialistët shqiptarë që jetojnë jashtë mund të kontribuojnë në fushat e ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë, duke sjellë njohuri dhe praktika të standardeve evropiane.
“Historikisht mërgata shqiptare ka qenë dhe do të mbetet një përkrahës dhe një përfaqësuese e mirëfilltë e kulturës, historisë, traditës, por edhe e ndihmës me kuadro të fushave të ndryshme, specialistë të ndryshëm, të bujnë përvojat këtu e andej ku jetojnë shqiptarët. Të marrin specializim nga këtu andej ku veprojnë që në Shqipërinë, Kosovën dhe hapësira të tjera shqiptare ku jetojnë, t’i bëjmë ashtu siç janë vendet e përparuara të Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.
Ahmeti nënvizoi se samiti shërben si një hap drejt paqes, stabilitetit dhe integrimit evropian të Ballkanit. Kreu i BDI-së bëri thirrje për një Ballkan në paqe dhe pa kufij me shtetesh pasi kjo është e ardhmja e njerëzimit.
“Ne jemi paqësor dhe sigurisht që porositë nga ky samit i kanë marrë nga të gjithë; mos të prekin aty ku nuk preket. Duam të jemi pjesë e Evropës, ashtu siç jemi pjesë e NATO-s, të na bashkëngjitet edhe Kosova. Ne duam Ballkan të paqtë, me paqe të përhershme, zero problem me të gjithë fqinjët të integruar në BE me standarde evropiane. Ashtu sikur i ka hequr kufijtë Evropa, Gjermania, Franca, Austria, Polonia, t’i heqim dhe ne këtu në Ballkan, të jetojmë në paqe e stabilitet sepse kjo është ardhmëria e njerëzimit”, tha Ahmeti.
Ahmeti e konsideroi samitin si një mundësi për bashkimin e shqiptarëve nga të katër anët e botës.
Kjo është ngjarje e madhe, vëlla Edi Rama, mundet që dikush edhe ta keqpërdorë. Mendoj se autoritetet shqiptare e bëjnë për pikë politike Të gjitha ata që do të vijnë le t’i vazhdojnë samitet e radhës, sepse këtu nuk fitojnë pikë politike, këtu në tryezë keni ulur shqiptarë e shqiptare nga të katërt anët e botës Faleminderit autoritet të Shqipërisë që i bëni bashkë bij dhe bija në një tryezë”, tha Ahmeti.
Burimi ATSH


















