Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të përshpejtohet përmes angazhimit të diasporës.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të përshpejtohet përmes angazhimit të diasporës.

Gjatë panelit “Rrënjët që rikthejnë vlerë. Nga përvoja ndërkombëtare në administratë publik”, që po mbahet në kuadër të Samitit të Diasporës, ministrja theksoi se bashkëpunimi i shqiptarëve jashtë vendit është kyç për avancimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Pirdeni theksoi se Mali i Zi dhe Shqipëria janë vendet pararojë në procesin e anëtarësimit në BE.

Ajo shprehu vlerësimin për administratën publike ka qenë në nivelin e duhur për tju përgjigjur këtij procesi dhe theksoi se sfidat që duhen kapërcyer janë të mëdha, por që mund të zgjidhen duke u angazhuar së bashku.

“Është e rëndësishme që në këtë fazë të procesit të jemi të fuqizuar dhe të shtrijmë dorën për të bashkëpunuar me ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, por që me zemër dhe shpirt janë gjithmonë të angazhuar për zhvillimet në vendin tonë”, tha Pirdeni.

Ministrja Pirdeni gjithashtu theksoi se përparësia kryesore është që Shqipëria të afrohet me standardet europiane, dhe çdo ditë bëhen përpjekje për të përmbushur këto kërkesa.

Ministrja u shpreh se thirrja e saj për të rinjtë dhe ekspertët që jetojnë jashtë Shqipërisë është të kontribuojnë për të ardhmen e vendit dhe për t’u angazhuar në një moment me rëndësi kritike për integrimin europian.

Në kuadër të negociatave për anëtarësimin në BE, Ministrja Pirdeni informoi mbi vendimin e qeverisë për krijimin e dy këshilltarëve të dedikuar për çdo ministri, të cilët do të angazhohen në procesin e negociatave, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të specializuar.

“Ne besojmë që çdo kontribut dhe angazhim i çdo qytetari shqiptar, kudo që ndodhet, është i rëndësishëm dhe do të ndihmojë në realizimin e synimeve tona për anëtarësimin në BE. Diskutimet e sotme janë një mundësi për të ndarë eksperienca dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet profesionistëve dhe ekspertëve shqiptarë nga Shqipëria dhe diaspora”, deklaroi Pirdeni.

/Marrë nga ATSH

Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë apel prindërve të kryejnë brenda 31 korrikut regjistrimin e fëmijëve që nisin…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë apel prindërve të kryejnë brenda 31 korrikut regjistrimin e fëmijëve që nisin…