Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju-Jorkut, Eric Adams

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot në Tiranë ish-kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, kartën e identitetit dhe pasaportën shqiptare.


Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot në Tiranë ish-kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, kartën e identitetit dhe pasaportën shqiptare.

Gjatë mbrëmjes gala të organizuar në kuadër të Samitit të IV të Diasporës Shqiptare Rama tha se “duke qenë se ne shqiptarët jemi të vetmit që themi unë e kam ditur këtë punë, ta çoj dorën kush ka kurajo të thotë që i ka shkuar mendja që ish- kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut do të bëhej qytetar i Tiranës dhe shtetas i Shqipërisë. Kjo ditë erdhi asnjë nuk e dinte që do të vinte”.

“E di që je familjar me këtë gjë, por ajo çfarë ti nuk di apo nuk je i familjarizuar që kjo në Nju-Jorkut është bosh (qeleshja), kurse këtu është plot dhe sa më shumë ka aq më shumë merr. Kjo është karta jote e identitetit dhe pasaporta shqiptare. Së shpejti do të të mësojmë edhe shqip”, tha Rama.

Ish-kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut Adams theksoi se “ndërkohë që shihja videot që shfaqeshin për të transmetuar historinë e këtij vendi, kuptova se nuk më duheshin videot për ta ditur atë. Kur ecja në rrugët e qytetit në funksionet e mia publike e shikoja shpirtin e diasporës shqiptare. Një pjesë e juaj mund të jenë larguar nga Shqipëria, por ju kurrë nuk e larguat vendin tuaj nga zemrat tuaja. Unë e adhuroj të jem amerikan, por sot falë kryeministrit tuaj jam edhe shqiptar”.

Ish-kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Eric Adams ka marrë shtetësinë shqiptare dhe është pajisur me pasaportë. Vendimi është formalizuar përmes një dekreti të firmosur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Sipas përmbajtjes së dekretit, pajisja me shtetësi është realizuar pas një kërkese të vetë Adams.

Gjatë kohës që mbante detyrën e kryebashkiakut të Nju-Jorkut, ai ka shprehur në disa raste vlerësim dhe afërsi me Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…