Spiropali takim me kryeparlamentarin Gashi: Bashkëpunim për vizionin e përbashkët evropian


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, u takua sot me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Spiropali zhvilloi me Gashin një bisedë të hapur dhe konstruktive mbi rolin kyç të Kuvendit dhe diplomacisë parlamentare në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas kryediplomates Spiropali, në takim u theksua rëndësia e angazhimit të të gjitha forcave politike të përfaqësuara në Kuvend për mbështetjen e reformave, forcimin e dialogut politik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Spiropali vuri në dukje se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë të njëjtin horizont evropian, dhe bashkëpunimi parlamentar mbetet një shtyllë e rëndësishme për ta çuar këtë proces përpara me konsensus, përgjegjësi dhe vizion të përbashkët.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut. Më herët gjatë ditës, ministrja u prit në një takim nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Spiropali u takua gjithashtu edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, me të cilin zhvilloi edhe një konferencë për shtyp.

Marrë nga ATSH

Kingji vizitë në Rumani, rritje e ndërveprueshmërisë mes forcave të Aleancës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, zhvilloi një vizitë pune në Rumani, ku vizitoi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kingji vizitë në Rumani, rritje e ndërveprueshmërisë mes forcave të Aleancës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, zhvilloi një vizitë pune në Rumani, ku vizitoi…