Koçiu: 365 ditë angazhim për turizëm të qëndrueshëm

Shqipëria vazhdon të jetë ndër destinacionet turistike më tërheqëse në Evropë, duke fituar pozicion strategjik dhe me rëndësi në turizmin ndërkombëtar.


Shqipëria vazhdon të jetë ndër destinacionet turistike më tërheqëse në Evropë, duke fituar pozicion strategjik dhe me rëndësi në turizmin ndërkombëtar.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, u shpreh sot se vendi ynë ka 365 ditë destinacione, dhe 365 ditë angazhim për një turizëm të qëndrueshëm.

Koçiu tha se rritja e fluksit turistik nuk është rastësi, por rezultat i një transformimi të thellë dhe vizionit të qartë për ta kthyer këtë pasuri të jashtëzakonshme natyrore e kulturore në motor të qëndrueshëm zhvillimi, duke hapur një kapitull të ri të turizmit që tërheq, bind dhe rikthen vizitorë nga çdo vend i botës.

“Shqipëria është tabloja më e bukur e Mesdheut ku natyra ka shkrirë çdo ngjyrë dhe kontrast, në çdo stinë dhe në çdo dritë. Është përgjegjësia jonë që këtë bukuri autentike ta kthejmë në një model të qëndrueshëm suksesi”, tha Koçiu.

Turizmi ka shënuar një tjetër rekord historik gjatë vitit 2025, duke arritur 5,72 miliardë euro të ardhura nga turistët e huaj, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim.

Ky nivel rekord konfirmon Shqipërinë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajon dhe në Evropë, duke sjellë një ndikim të dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari: Njësi e re për krimet mjedisore në polici

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Njësi e re për krimet mjedisore në polici

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore.