Njohja e komuniteteve vendore me procedurën e vetëidentifikimit

Në datën 27 Mars 2026, në Dervician, Bashkia Dropull, u organizua tryeza e dytë e rrumbullakët organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Komitetin për Pakicat Kombëtare dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme


Postimi i Komitetit të Pakicave Kombëtare

Në datën 27 Mars 2026, në Dervician, Bashkia Dropull, u organizua tryeza e dytë e rrumbullakët organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Komitetin për Pakicat Kombëtare dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim njohjen e komuniteteve vendore me procedurën e vetëidentifikimit si pjesëtarë të një pakice kombëtare, në përputhje me VKM nr. 843, datë 26.12.2024 “Për përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe procedurave për mbledhjen e të dhënave për identifikimin e personave që u përkasin pakicave kombëtare”.

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të pakicave kombëtare, përfaqësues të institucioneve publike dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Gjatë diskutimit u bë një prezantim për institucionin e Komitetit për Pakicat Kombëtare dhe Komisionit për Njohjen e Pakicave Kombëtare, si dhe u prezantua një udhëzues për organizatat e shoqërisë civile dhe një fletëpalosje informuese që shpjegon mënyrën e plotësimit dhe të dorëzimit të formularit të vetëidentifikimit, të përgatitura nga Këshilli i Evropës dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Ju mirëpresim ne tryezën e rradhës në Korçë në 31 mars

Lexo më shumë nga

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër