Begaj: Vullnet i përbashkët për intensifikimin e marrëdhënieve me Urdhrin Sovran të Maltës

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap.


Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap.

Gjatë takimit, Presidenti vlerësoi historinë e suksesshme dhe të frytshme të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Urdhrit Sovran të Maltës, si një dëshmi e marrëdhënieve shumë të mira dhe miqësore.

Në takim u shpreh vullnet i përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që Urdhri Sovran i Maltës i ka dhënë Shqipërisë përmes projekteve në fusha të ndryshme, si: shëndetësia, arsimi, ndihma sociale, emergjencat dhe mbrojtja civile, të realizuara nga trupa vullnetare e Malteser Albania, e cila funksionon në vendin tonë prej 3 dekadash.

Presidenti Begaj nënvizoi po ashtu frymën harmonike mes besimeve dhe feve në Shqipëri.

“Kjo harmoni është një trashëgimi historike për Shqipërinë, e cila ka dëshmuar një shembull në këtë drejtim. Me të njëjtën frymë mirëkuptimi, Shqipëria ka ndërtuar dhe marrëdhëniet me fqinjët ku ajo ka një rol te veçantë në rajonin e Ballkanit për ndërtimin e marrëdhënieve shumë të mira dhe besimit të ndërsjellë”, shtoi ai.

Urdhri Sovran i Maltës nxit dhe mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe, në këtë kontekst, presidenti Begaj i shprehu falënderime Fra’ John T. Dunlap.

“Megjithatë, Evropa e Bashkuar do të ishte e paplotë pa Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, shtoi Begaj.

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit theksoi se do të vlerësonte së tepërmi kontributin e Urdhrit Sovran të Maltës në zgjerimin e mëtejshëm të hartës së njohjeve zyrtare të pavarësisë së Kosovës, një kontribut për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në Ballkan.

Me qëllimin për të forcuar më tej lidhjet tashmë të konsoliduara të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës,
Presidenti Begaj u nderua me dekoraten Gjerdani i Urdhrit të Maltës “ Collar Pro Merito Melitens” nga Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap.

Ndërkohë, Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap, u nderua nga Presidenti i Republikës me dekoratën “Ylli i Madh i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.

Marrë nga ATSH

Dy persona të padëshiruar në Shqipëri, Lamallari: Vendim për interesin kombëtar

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka shpallur persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Flavia Bakiu: «Le mie radici albanesi sono la fonte della mia ricerca artistica»

L’attrice italo-albanese si racconta a Radio Radicale: «Il teatro è memoria, identità e responsabilità civile»