FA, pjesë e stërvitjes shumëkombëshe ajrore “INIOCHOS 2026” në Greqi

Forca Ajrore po merr pjesë në stërvitjen shumëkombëshe ajrore “INIOCHOS 2026”, që po zhvillohet në Bazën Ajrore Andravida, Greqi, për një periudhë dyjavore, nën drejtimin e Forcës Ajrore greke.


Forca Ajrore po merr pjesë në stërvitjen shumëkombëshe ajrore “INIOCHOS 2026”, që po zhvillohet në Bazën Ajrore Andravida, Greqi, për një periudhë dyjavore, nën drejtimin e Forcës Ajrore greke.

Në këtë aktivitet marrin pjesë disa vende aleate dhe partnere, ndër të cilat Franca, Sllovenia dhe Shqipëria me mjete ajrore, si dhe Polonia me Forcat Speciale. Gjithashtu, Gjeorgjia, Serbia, Kroacia dhe India marrin pjesë me ekipe vëzhguesish.

FA, në këtë stërvitje u përfaqësua me një helikopter tip Cougar, një automjet taktik Land Rover dhe një personel prej 11 vetash, të përbërë nga pilotë, teknikë, mekanikë dhe operatorë bordi.

Pjesëmarrja në këtë stërvitje kontribuon në rritjen e ndërveprueshmërisë me forcat ajrore aleate dhe mbështet implementimin e objektivit të NATO-s për “gatishmërinë e dislokimit të kapaciteteve ajrore”.

Gjatë fazës së ekzekutimit, ekuipazhi i FA realizoi 5 misione fluturimi për transport trupash, me një kohë totale fluturimi prej 10 orë e 10 minuta, si dhe 2 misione rikonjicioni.

Misionet e transportit u zhvilluan në bashkëpunim të ngushtë me Forcat Speciale polake, duke përfshirë skenarë infiltrimi dhe CASEVAC, në përputhje me standardet dhe procedurat e NATO-s.

Pas çdo fluturimi u kryen inspektime teknike sipas kërkesave të mirëmbajtjes, ndërsa pjesa tjetër e aktivitetit përfshiu brifingje operacionale, planifikim misioni dhe analiza pas veprimit.

Pjesëmarrja e FA në “INIOCHOS 2026”, po konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale dhe aftësinë për të operuar në mjedise shumëkombëshe, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve operacionale dhe integrimin në operacionet ajrore të Aleancës.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…